Gjika sot përpara mediave lidhur me akuzën. Kryeministri Rama: Jam pranë Gjikës, por mbështes prokurorinë!

Postuar në 28 Tetor, 2013 05:46

Sot pritet një dalje para mediave e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili përballet me drejtësinë duke rrezikuar një dënim deri në shtatë vite burg dhe gjobë, pasi dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, ka favorizuar dy subjekte të ndërtojnë pa leje në qytetin bregdetar.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se Gjika, në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar dy procesverbale të mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit, duke u hapur rrugë në këtë mënyrë, ndërtimeve pa leje në zemër të qytetit. “I pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010 dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, pasi dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë”, deklaroi dje Fjorida Ballauri, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Thënë më thjesht, pasi KRRT e bashkisë Vlorë ka mbajtur dy mbledhje më datë 24 mars dhe 15 korrik 2010, procesverbalet e vendimeve që janë marrë aty janë falsifikuar për të futur në tekst vendime që as janë shtruar e as diskutuar. Veç Gjikës, nën akuzë është dhe një punonjësve e bashkisë, si dhe gjashtë persona të tjerë, drejtues apo pronarë të firmave që kanë përfituar nga lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkia. Së pari, Gjika reagoi duke shpotitur nxitimin e prokurorisë për të dalë të dielën në punë, se dyti deklaroi se do marrë kohën e nevojshme për ta studiuar këtë akuzë, së treti foli për thashetheme “para e post elektorale”. Pritet me shumë interes deklarata e tij e sotme, teksa kryeministri Edi Rama sapo bëri një prononcim “të ndërmjetëm”: Jam pranë Gjikës, por mbështes prokurorinë!

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Një shkrim i mirë i Mero Bazes sot lidhur me kete teme dhe une Jam dakort ne princip me ato qe thote Mero ne ate shkrim lidhur me percepsionin e seleksionit politik ne punen e prokurorise...Mero nga ana tjeter merret vecanerisht me perpjekjen e tij te vazhdueshme per shkaterrimin e ndertimin e shemtuar e te "paligjshem" te Isufit/Bashes prane Keshtjelles tek Uji I Ftohte ne Vlore. Por per te qenë "fair" kur ai kritikon prokurorine Shqiptare per seleksionim politik (gjë per te cilen une jam ne nje pike me Meron) duhet te pranoje se edhe fushata e tij ndaj Bashes mund te perceptohet po si e tille...Seleksionim Politik.
Une besoj se Basha eshte nje krijese e felliqur dhe e paafte Berishiane qe perben shembullin me te keq te te qenit nje politikan I ri.
Por Mero e media shqiptare duhet te shmangin sjelljen e turpshme te mediave berishiste me liderin e opozites se djeshme (edhe pse Basha veshtire se mund te quhet lideri real I opozites sot) dhe personalizimi I debatit dhe kritikuese ndaj pakices. Kjo padyshim eshte e veshtire pasi opozita e sotme eshte ende pjeserisht ne pushtet (te pakten ekonomik) dhe pergjegjese per katrahuren e gjithanshme qe kane lene pas.

Me fjale te tjera une do te sugjeroja se duhet pershendetur prokuroria per kete akt ndaj nje kryebashkiaku Socialist (le te themi ne pushtet), duhen ngritur pyetje e dyshime te forta per motivimin dhe perdorimin politik te porkurorise ne kete rast e ne cdo rast tjeter sic edhe (me e rendesishmja) duhet kerkuar keshtu nga prokuroria dhe drejtesia shqiptare dënimin sa me pare (dhe te balancuar) te gjithe shkelesve e abuzuesve qofte ata ne pushtet, qofte ata ne opozite e biznes. Keshtu do ti vine rradha ne menyre te natyrshme dhe jo per hakmarrje edhe ndertimit te shemtuar e jo-ligjor te Isufit /Bashes brenda ne Detin Jon.

Submitted by Albi (not verified) on

Ka pas qene nje tip "Labi Vlore" ose "Skelari Migrues" (me dukej i njejti perhere) qe komentonte shpesh neper forume. Ka rene ne heshtje fare, nuk e di pse kam nje dyshim qe ka qene njeri i Gjikes.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Albi,  të duken të gjithë si vetja?! Mos u shfaq kaq cekët; diskuto temat, jo komentuesit (janë disa  këtu që po më ngjajnë si mbetja e natyrshme e aparatit të luftës së klasave).

Nuk jam njeri i Gjikës, dhe as labi vlorë (nuk habitem që nuk i dallon stilet e komentit). Jam inxhinier konstuktor, me ndjeshmëri sociale, i pafavorizuar nga politika,  me eksperienca pune në Vlorë, Tiranë dhe në shumë qytete shqiptare, dhe situatën në këtë fushë e njoh shumë më mirë se ata që shkruajnë se duan të thonë dicka, jo se kanë dicka për të thënë. Problematika e paligjshmërisë është shumë e gjerë në këtë vend; aq e gjerë sa është vetëm çështje se ku hedh grepin, se gjithmonë kap "peshq"... biles edhe paligjshmëria e Gjikës është shumë më e gjerë se kjo akuzë! Kjo që po ndodh nuk më bën shumë përshtypje, pasi ka akoma për të parë se si do veprohet. Personalisht do doja që Gjika të ishte pika ku "shpohet kazani", dhe të shihnim një standart veprimi tek abuzues të tillë, duke përfshirë edhe konfiskime pasurish (do më pëlqente edhe një strukturë ligjore për të ndërhyrë si në pronat e mafiozëve), standart që do shqetësonte një shresë të gjerë drejtuesish... Nga kjo që ndodhi të jesh i bindur që më tepër janë trembur ministrat e Saliut, sesa simpatizantët e Gjikës (nëse ka të tillë në Vlorë).

Ti lëmë karagjozlliqet dhe të themi ndonjë gjë që ndihmon të gjithë, jo thjeshtë gjëra që na bëjnë të kënaqemi me "zotësinë" për duel. Më vjen mirë që "nuk më ndjek me bukë në torbë" (e them këtë se shyqyr fatit s'më ke lexuar këto ditë) duke shënuar me laps të kuq çdo gabim që mund të bëj.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në qoftëse vërtetohet se ka shkelur ligjin të dënohet në maksimum që thotë ligji dhe ti konfiskohet të gjitha pasuritë që nuk mund ti justifikojë me të ardhurat që ka pasur

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.