Më së fundi, një mesazh me këmbë në tokë në lidhje me punësimin: Arsimi profesional, një mënyrë e sigurt për të gjetur punë

Arsimi profesional është ilaçi i duhur kundër papunësisë së të rinjve. Me këto fjalë iu drejtua sot Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, nxënësve të Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Çela” dhe studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) në Durrës. Në vizitën e tij në dy institucionet arsimore, z. Veliaj vuri në dukje se Ministria do të inkurajojë të rinjtë shqiptarë se shkollat profesionale janë një mënyrë e garantuar për të gjetur punë nesër, për arsye se një zanat të jep më shumë mundësi për t’u punësuar.
“Prindërve shqiptarë që kanë sjellë fëmijët e tyre në një shkollë si “Beqir Çela” apo FASTIP dua t’u them se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët e tyre të marrin një zanat me të cilin të fitojnë para, jo vetëm për t’u ushqyer e jetuar, por edhe për të fituar dinjitet”, u shpreh z. Veliaj. Ai vuri në dukje se duke filluar nga viti tjetër, qeveria shqiptare do të shpenzojë më shumë për shkollat profesionale se sa për shkollat e arsimit të përgjithshëm, në mënyrë që të nxisë pjesëmarrjen në to.
“Një nga arsyet pse Zvicra, Austria apo Gjermania nuk u prekën nga kriza financiare ishte investimi që kanë bërë me arsimin profesional”, shtoi ai. Sipas z. Veliaj, suksesi i shkollave të tilla si “Beqir Çela” apo FASTIP duhet promovuar në mënyrë që shembulli i tyre të ndiqet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. “Duhet ta heqim mendimin e gabuar se arsimi profesional është për nxënësit e dobët. Përkundrazi, të mësosh një zanat është një zgjedhje më shumë për të qenë i dobishëm në shoqëri”, tha ai.
Drejtori i shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela”, z. Bashkim Shkëmbi, tha se frekuentimi i shkollës ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. “Shkollat profesionale janë shkollat e jetës”, u shpreh ai. Shkolla “Beqir Çela” është rikonstruktuar në vitin 1993 me ndihmën e qeverisë zviceriane, e cila dha kontributin e saj edhe në krijimin e strukturës mësimore dhe bazës materiale. Aty përgatiten punëtorë të kualifikuar dhe specialistë të mesëm dhe sot numëron rreth 1300 nxënës.
Ndërsa Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) është shkollë e lartë profesionale, e cila operon me modelin “dual” që konsiston në dy shtylla kryesore: përgatitje akademike në auditoret dhe trajnim praktik në sipërmarrje. Studenti pajiset me diplomën “Bachelor Degree” dhe me së paku, 3 vite përvojë pune. Studenti që punësohet në kompanitë ku ka zhvilluar praktikat, përveç tre viteve përvojë ka edhe njohjen në detaje të punës manaxheriale që kërkon kompania në fjalë.
Re.Pu.
Comments
SUKSESE.
<p>SUKSESE.</p>
A doni qe arsimi profesional
<p>A doni qe arsimi profesional te kete vendin e vet ne sistemin arsimor..????? Beni linçensimin e subjekteve private, me ose pa TVSH, qe ne asnje proces te punes se tyre te mos kete punonjes te paliçensuar... Pra kur hapet nje xhenerik, te mos kete nje xhenerik pa liçense, dhe liçensa duhet te jepet vetem nese ka mbaruar shkollen perkatese, e po keshtu nje restorant te mos punesoje asnje kamarier apo guzhinier pa liçense dhe liçensa te jepet vetem ne saje te arsimit perkates... e keshtu me radhe, kepucari, berberi, marangozzi, elektriçisti, hidrauliku... dhe vetem atehere do te shohesh se sa prioritet ka arssimi profesional, dhe sa do te shfryhet arsimi i mesem i pergjithshem. vetem kjo eshte menyra per ta bere arsimin profesional aktraktiv, perndryshe ja fusim(n) pordhes kot.... flasim ne hava....</p>
Add new comment