B.Islami te Dita: Karriera e Bashës, produkt titisto-UDB

Postuar në 28 Tetor, 2013 07:49

“Kush është Isa Mustafa? Pa droje mund të thoja se, po të kishte pasur në Kosovë një ligj lustracioni, ai nuk do të ishte në politikë. Për faktin e thjeshtë se, gjatë pushtimit të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit, pikërisht kur shkelej me tanke gjithçka që ishte fituar me gjakun e 40 mijë të vrarë dhe burgosjen e 360 mijë të tjerëve, Isa Mustafa ishte, as më shumë e as më pak, por ministri i financave në qeverinë kukull, e cila, në zhargonin e politikës quhet qeveri kuislinge. Nuk them se Isa Mustafa është kuisling, por qeveria ku ai bënte pjesë, dhe që drejtohej nga “i famshmi” Rrahman Morina, ish shefi i UDB-së që u bë shefi i qeverisë së Kosovës, ishte e tillë”. Ky portretizim i shefit të opozitës kosovare dhe njëherësh homolog i Lulzim Bashës për Prishtinën, bëhet nga autori Bedri Islami në shkrimin hapës të soëm për gazetën Dita. Në fakt, shkrimi vetë është një profil i paautorizuar i vetë Bashës dhe trajton katapultimin e ij të mistershëm në politikën shqiptare, për çka ka kontribuar edhe Mustafa, ky anëtar i “elitës titiste” të Prishtinës, siç e cilëson Islami. Por vetë Isa Mustafa është veç njëra anë e medaljes Basha. Sepse lënda ngjitëse që i bën bashkë të gjitha pjesët e pazëllit që sollën promovimin e Bashës, pra UNMIK-u, faktori prishtinas, Argita Berisha dhe vetë babai i saj, e ka emrin Damir Fazlliç, nipi i shefit serb të shërbimeve sekrete, Stanishiç. “Nëse Sali Berisha do të jetë ati i Bashës në politikë, nëse Argita do të jetë krushka e tij në politikë, Fazlliçi do të jetë Kumbara i fuqishëm, i cili, herë pas here, do të jetë edhe mbi të parin, edhe mbi të dytën. Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politikës së Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit”, thotë Islami.

Shkrimin e plotë e gjeni në linkun:  http://gazetadita.al/askush-nuk-e-njihte-lulin/

a.k

Comments

Submitted by Xhevdet Luga (not verified) on

Enver Hoxha na ka lene pas virusin e delirit dhe te kerkimit te armiqve me çdo kusht, kudo qe jane. Mire ata te Dites qe jane te njohur per paranojat e tyre dhe tabllo te tilla sinoptike, por  Respublica pse na i  sjell ketu? Me siguri qe te na njohe me traditat tona te zbulimit te armiqve.

Submitted by dritan (not verified) on

Xhevdet eshte i njejti asosacion qe me erdhi dhe mua nder mend

Submitted by Leonardo (not verified) on

Duhet të mësohemi me të vërtetën dhe ta themi atë sado e hidhur që të na duket dhe të mos gënjejmë veten se ne nga anët tona themi se dielli nuk mud të mbulohe me shoshë dhe për këta të dy vërtet të lindë dyshimi për shpejtësinë e ngjitjeve të shkallëve

Submitted by Titi (not verified) on

Bedri Islami eshte nje idiot qe s'ka ku te veje me. Si mund ta krahasoj L Bashen me Isa Mustafen kur ky i pari te postet qe ka i ka nga votat e dashamiresve dhe nuk ka lidhje aspak me komunizmin Enverist sepse eshte i ri ne moshe.. Po ashtu Is Mustafa si ish komunist eshte pjelle e Rugovizmo-titizmit antifetar dhe mbas nderhyrjes se NATO-s ne Kosove u vesh me velonin katoliko-laik. Midis te tjerash ne LDK, qysh ne gjenezen e saj kjo Parti nuk ka as liri votimi dhe as liri shprehjeje, thjesht eshte nje PArti si ato komunistet ku dirigjent eshte diktatoruci.

Submitted by Anonim (not verified) on

Paranoja? Padyshim qe ka ngjarje qe kane shkaktuar paranoja, te cilat kane ndikuar ne fobira jugosllave, serbe, greke, angleze, amerikane, ruse etj. Por ka  me shume veprimtari te verteta konspirative. te cilat na kane shkaktuar pasoja te renda si shtet e si komb. T'i shumezosh me zero ato qe kane ndodhur, me argumentin se Shqiperia nuk ka pasur armiq, do te thote te mbyllim syte r te mos shohim se te tjeret kane interesa qe shqiptaret te jene jo si duam ne te jemi, por si duan ata.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.