Fshati i drogës kërkon vullnet politik, thotë kreu i policisë Didi!

Kreu i policisë së Shtetit Artan Didi, i kaloi fizikisht tangent Lazaratit ditën e sotme, gjatë një inspektimi në policinë kufitare të Kakavijës. Por Didi nuk ngurroi të flasë për fenomenin dhe fshatin në fjalë, duke e quajtur “një çështje komplekse”, për të cilën “duhet vullnet politik për ta zgjidhur”. “Lazarati është një problem kritik dhe nuk mund të fshehim kokën si struci para një dukurie të tillë”, ka thënë kreu i policisë, duke kërkuar për Lazaratin mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe median”. "Jo vetëm policia mund ta zgjidhë këtë problem dhe do kërkojmë ndihmën e medias dhe instrumenteve sociale, që kur të shkojmë në Lazarat të hyjmë me mekanizma shtetërore të agjencive ligjzbatuese dhe të tjerave, të cilat janë të interesuara që Lazarati të mos mbetet një njollë e zezë dhe njerëzit aty ta shikojnë mirëqenien me punë të ndershme".
Deklarata e Didit dëshmon pafuqi shtetërore e policore, paçka se duhet vlerësuar për sinqeritetin. Çfarë vullneti politik (si çështja e tre ligjeve!?), atëherë, duhet për Lazaratin, përveç ojf-ve dhe mediave që qenkan të nevojshme për kthimin e fshatit në udhën e ligjshmërisë? Didi gati sa nuk thotë që PD-PS duhet të merren vesh së bashku, qoftë dhe me shtysën ndërkombëtare, që ta fshijnë këtë njollë: Demokratët të bindin banorët të mos bëjnë rezistencë, socialistët të udhëzojnë policinë të mos ushtrojë dhunë. Dhe të gjithë të kënaqur…
a.k
Comments
Kur iku Sala ne 97 askush nuk

Kur iku Sala ne 97 askush nuk e besonte qe do vinte me ne pushtet
Nano e mori cdo institucion pa dyer e pa penxhere dhe u rimekemb nje gje nga hici
Sipas jetshkrimit, edhe parafolesi ka marre nje medalje per shpartallimin e bandave ne 98
E prape Sala beri ate qe beri ne 98... dhe ne 2005 erdhi qe erdhi ne pushtet!
Mesa duket Artan Didi e ka kuptuar qe me çapaçule e pubista te freshit nuk behet Shtet dhe Sala do vije me shpejt se e imagjinoni

Fshati i drogës kërkon

Fshati i drogës kërkon vullnet te zbatimit te ligjit, o shoku Didi! Keshtu do beni shtet ju???

Policia duhet te jete si

Policia duhet te jete si RENEA z.Artan ku nuk ka frike shoku nga shoku!
Me figura te denuara per shkelje nga qeveria e Nanos nuk ka shanc te hyhet ne Lazarat dhe e di fort mire sepse sinqeriteti jot rrjedh nga "keshillat"e vartesve rrembythje qe te solli partia
Nuk mund te quhet kuader nje i emertuar "he se gjynah e hoqi Sala" kur ne te vertet eshte heq per shkelje...
Shpalle zone te helmuar dhe izolo fshatin me 20 burra te RENEAS dhe braktiset fshati vete

Humor me polic. Ky eshte

Humor me polic. Ky eshte skandal. Policia do vullnet politik te luftoje krimin. Do ti thote politika qe te zbatoje krimin. Ky eshte vend i cudirave.

Add new comment