Kojdheli: Zyrat e punës u kanë dhënë punë vetëm punonjësve të vet!

Postuar në 28 Tetor, 2013 04:28

Drejtori i ri i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka folur në një intervistë për GSH, mbi reformën e thellë që nevojitet të ndërmerret në këtë shërbim, “që do të mundësojë zëvendësimin e pjesës më të madhe të stafit aktual të Shërbimit Kombëtar të Punësimit me persona të kualifikuar dhe të specializuar”. Kojdheli thotë se sfida e parë është t'i japë një fytyrë të re institucionit, për të kthyer besueshmërinë e humbur te zyrat e punës; politikat që do të ndiqen për punësimin e të rinjve dhe shtresave të mesme; formën e re të përfitimit të pagesës së papunësisë, portalin online të punësimit etj. Ndërkohë që, premton se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re, në Tiranë do të hapet një zyrë e re punësimi, moderne dhe me parametra evropianë. Por ndërkaq, kjo zyrë, si pjesë e një ministrie të “dhuruar politikisht”, ka qenë në periferi të periferisë së institucioneve të shtetit. Dhe në mos për gjë tjetër, ka shërbyer për “t’u dhënë punë” rreth 480 punonjësve në gjithë vendin, që vegjetonin e merrnin rrogën kot.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/genci-kojdheli-njerez-qe-rrine-kot-reforme-te-thelle-zyrave-te-punes-155821.html

 

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Po ky ca CV ka per tu bere drejtor, e ka pyet njeri? Se sikur ka nja 8 vjet sa ne Mjaft sa ne PS, vetem karriere profesionale nuk ka.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.