Gjovalin Kadeli bën 180 gradë për herë të dytë; rikthehet majtas 5 muaj më pas; bëhet me LSI-në

Postuar në 30 Tetor, 2013 14:07

Gjovalin Kadeli, që u zgjodh deputet në sajë të përfshirjes në listat e PD-së, e ka braktisur këtë të fundit. Lajmin e papritur e ka dhënë sot ai vetë në një intervistë me Patrik Sadikajn e televizionit Ora News. Ai ka vendosur të hidhet me LSI-në, me kreun e së cilës ka patur, kështu pretendon ai, kontakte të hershme. “Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipit të tij, por zoti Meta u vonua në përgjigje pasi kalkulonte numerikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë”, u shpreh.

Dhe sqaroi: “Kam patur ngacmime të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD-së. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh, por dhe me veten time. Ne jemi në këtë pozicion pasi dera e PS-së u mbyll në një kohë kur ne punuam për të ardhur një ditë në pushtet në mënyrë që të implementojmë atë program që kemi paraqitur. Pavarësisht se ishim në krah të votuesve të PD-së Lezhë, ishim pranë edhe kolegëve të PD-së, duke bërë të mundur ruajtjen e mandatit të katërt. Kjo tregoi se PS-ja janë këta dhe kanë të drejtën morale të më kërkojnë llogari. Unë së bashku me këta njerëz (ish-kryetarë organizatash, bashkish, komunash që më kanë mbështetur vazhdimisht në rrugën time politike) kemi vendosur që unë të largohem nga PD-ja, grupi parlamentar i PD-së, dhe për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së.”

Foli dhe për zgjedhjet e 23 qershorit: “Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Shoku Gjovalin Kadeli, që u zgjodh deputet në sajë të përfshirjes në listat e PD-së, e ka braktisur këtë të fundit. Lajmin e papritur e ka dhënë sot ai vetë në një intervistë me Patrik Sadikajn e televizionit Ora News. Ai ka vendosur të hidhet me LSI-në, me kreun e së cilës ka patur, kështu pretendon ai, kontakte të hershme qe para 1 Prillit dites se rilindjes se Ilir Floririt. &ldquo;Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipit të tij, por zoti Meta u vonua në përgjigje pasi kalkulonte numerikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë dhe i kishin dale 23 skraparllinj teper ndaj skish vend per mua...&rdquo;, u shpreh shoku Kadeli.</p><p>Dhe sqaroi: &ldquo;Kam patur ngacmime seksuale të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD-së. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh, por dhe me veten time sepse u habita sesi mund te behesha demokrat me 1 prill. Ne jemi në këtë pozicion pasi dera e PS-së u mbyll, dhe për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së mu hap dera nga shoku Ilir Floriri.&rdquo;</p><p>Foli dhe për zgjedhjet e 23 qershorit: &ldquo;Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha&rdquo;. Sipas thashethemeve mendohet shume shpejt se me LSI do kaloje edhe Kac Islami, Tritan Shehu, Genc Pollo...bile edhe vete shoku Edi Rama ka bere kerkese tek LSI per tu hedhur nga PS tek LSI duke ndjekur shembullin e mister Kadelit. Sipas gjithe parashikimeve. me 2017 LSI do kete ne parlement 77 deputete duke qene force e pare e kuvendit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.