Ofensiva e shefave të shërbimit sekret amerikan

"Qëkurse punoj në shërbimin e fshehtë, prej 50 vjetësh, pikëpamjet e drejtuesve politikë, pavarësisht se në çfarë forme shprehen, janë një element themelor i asaj që ne mbledhim dhe analizojmë", tha drejtori i shërbimit të fshehtë të SHBA-së James Clapper, para komisionit për shërbimet sekrete, të Dhomës së Përfaqësueve. Njohja e orientimit politik të një vendi "ka vlerë të paçmueshme", tha Clapper. Pyetjes së kryetarit të komisionit Mike Rogers, nëse vlerësimi i komunikacionit të politikanëve të lartë të huaj, është rruga më e mirë për mbledhjen e këtyre informacioneve, Clapper iu përgjigj: "Po, kështu është."
Shërbimi i fshehtë amerikan NSA thuhet se ka përgjuar rreth 35 politikanë të lartë ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe Kancelaren gjermane Angela Merkel. Me sa duket NSA ka përgjuar telefonin celular të Merkelit që prej vitit 2002 dhe e ka ndërprerë survejimin vetëm verën e këtij viti, pasi zbulimet e ish punonjësit të shërbimit sekret Edëard Snowden shkaktuan shumë zhurmë. Javën e kaluar hulumtime të revistës "Spiegel" nxorrën në dritë përgjimin e dyshuar të Kancelares, e cila pas kësaj u ankua në një telefonatë me Presidentin e SHBA, Obama. a.n.
Add new comment