Një shqiptar në Zvicër kërcënon me bombë, ngaqë “gjinekologu i ka parë gruan lakuriq gjatë vizitës në spital”!!!

Një shqiptar më origjinë nga Kosova është bërë personazh lajmi në kantonin e Zyrihut, Zvicër. Dhe e ka bërë në mënyrën e tij. Kish shtruar të shoqen në një spital gjinekologjik. Më saktë, e kish çuar për një kontroll. Dhe aty, doktoresha kish mbajtur pranë vetes dhe një asistent, mashkull. Shqiptari ka demonstruar shenja nervozizmi gjatë vizitës, dhe kuptohet, e gjitha ka ndodhur prej pranisë së burrit, teksa gruaja e tij ishte e zhveshur për t’u egzaminuar. Por ai nuk kish bëzajtur gjatë kontrollit.
Është bërë i gjallë dy ditë më pas. Ka marrë në telefon doktoreshën, që kish bërë vizitën, dhe i kish thënë se “prania e burrit gjatë kohës që gruaja e tij ishte lakuriq ishte skandaloze”. Ai, sipas gazetës Express, kish bërë me dije doktoreshën se kish marrë adresën e saj private, dhe ajo do duhej të ruhej tani e tutje. Madje, ai kish paralajmëruar kërcënueshëm se do të bombardonte spitalin kantonal të Winterthurit. Këtë version e mbron dhe siti zviceran në gjuhën gjermane www.tagesazeiger.ch. Pas kësaj, shqiptari është arrestuar, dhe është çuar para gjyqtarëve, ku ai është mbrojtur duke thënë se “mjekja më ka shkatërruar jetën, pasi ka lejuar një burrë të shohë gruan time lakuriq”. Qysh prej atij momenti, ai ndodhet në një gjendje depresive, dhe marrëdhënia me të shoqen po i prishet. Gjyqtarja i ka thënë se “mjeku ka qenë atje si asistent, për të mësuar profesionin”, dhe përgjigja ka qenë: “Cili është ai që e lë gruan e tij vullnetarisht që të tjerët të mësojnë mbi trupin e saj lakuriq?” Nuk dihet ç’i ka thënë gjyqtarja, por me siguri ka menduar si përgjigje: të gjithë zviceranët e lënë.
Emri i shqiptarit nuk jepet as nga siti zviceran,a s nga gazeta Express.
Re.Pu.
Comments
Eshte kosovar, jo shqiptar.

Eshte kosovar, jo shqiptar.

"të gjithë zvicerianët", Pse
"të gjithë zvicerianët", Pse shqipot i çojnë me penevreke? Mos vallë te ne gjinekollogët janë të gjitha femra? Yyyyyysh magar.
Kjo na ben nje derro nderi si

Kjo na ben nje derro nderi si komb.......mire e ke ti vella kosovar, ruja placken grujes se te mori dreqi.....

Po mire se emrin nuk na e
Po mire se emrin nuk na e treguan zviceranet por as besimi nuk i dihet?
Ai eshte kosovar dhe jo

Ai eshte kosovar dhe jo shqiptar. Ai ne gjyq perfaqsohet nga Ambasada e Kosoves (ne rast ndihme per perfaqesi) dhe jo nga Ambasada shqiptare. Ai eshte shtetas kosovar dhe jo shqiptar. Mentaliteti i tyre eshte teper i vecante dhe kosovaret per nga ky lloj me shume i afrohen afganasve se sa shqiptareve apo vellezerve te tyre serbe.

Nuk e kuptoj pse e ka derguar

Nuk e kuptoj pse e ka derguar te shoqen ne spital!?

Ne Zyrih ka xhami e shume me mire ta kishte qu atje me "i kendu hoxha"!

Një shqiptar në Zvicër

Një shqiptar në Zvicër kërcënon me bombë, ngaqë “dentisti i ka parë dhembet gomarit gjatë vizitës në spitalin e kafsheve”!!!

Add new comment