Fotoja e shqiptarit që puth diellin gjen rrugën tek faqja zyrtare e CNN në facebook

Ndërsa jemi mësuar të dalim në mediat e huaja kryesisht për keq, duket që bota nuk e ka me ne, madje është e hapur të promovojë dhe gjërat e bukura që kemi. Rast i tillë është fotografia më sipër, në të cilën është kompozuar një djalosh i cili ‘puth’ diellin. Kjo foto është realizuar në Shqipëri dhe është publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”-ut të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve CNN me diçiturën “Ngrohuni me këtë fotografi të bukur të perëndimit të diellit, të realizuar nga fotografi shqiptar Adrian Limani”.
Ndër komentuesit e shumtë të fotos në faqen zyrtare të FB të CNN është edhe vetë fotografi shqiptar, Limani, i cili falënderon CNN për hapësirën dhe vëmendjen e dedikuar, sipas portalit dielli.al.
ne.su
Add new comment