Zgjedhjet në Kosovë, nis dhuna: vritet kandidati i AAK

Postuar në 02 Nëntor, 2013 10:47

Mungojnë orë para se të nisë procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dhe shënohet incidenti i parë: është qëlluar për vdekje kandidati Bekim Birinxhiku, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëtar, invalid i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal. ai është qëlluar për vdekje sot (e shtunë) rreth orës 16:15 minutë, raporton gazeta "Zëri".

Dëshmitarët thonë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur mbi të është shtënë nga një veturë në lëvizje.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takoheshin në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend është qëlluar me armë zjarri.

Birinxhiku, është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e tij. Policia ende nuk ka dhënë asnjë hollësi, përveç se ka konfirmuar ngjarjen. 

Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës, u plagosur dy herë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.