PORTRET: Vdes Aleksandar Tijaniç dhe lë pas një video-amanet: “12 vitet e fundit, jo gazetari, por luftë për të ruajtur kokën”

Aleksandar Tijaniç, një nga gazetarët më të rëndësishëm dhe më të njohur në Ballkan, ish-drejtor i Radio Televizionit të Serbisë, vdiq këtë të hënë në moshën 64 vjeçare. Është shumë interesante videoja-amanet që ka lënë pas vetes, një intervistë për “NIN”-n e dhënë dy vjet më parë, me amanetin: “Publikojeni pasi të vdes”.
Ky amanet është publikuar pikërisht pas vdekjes së tij, këtë javë.
Në këtë video-intervistë, siç vëren agjensia INA ai kujtuar edhe Kosovën, Deçanin dhe ka konstatuar me vendosmëri: “Qëndrimi im është që Kosova duhet dhënë, Nuk kemi ne forcë fizike ta mbajmë. Ne jemi ish hegjemonistët e Ballkanit”.
Për sa I përket profesionit, ai ka thënë:
“Nuk do të dëshiroja që gazetaria serbe të më kujtojë. Dëshiroj të lë pas dy-tre libra me tekstet e mia dhe këto libra ti shfletojnë vetëm studentët e gazetarisë, kur të duan të shohin dhe të vlerësojnë duke lexuar ato tekste se çfarë i çmenduri ka qenë Tijaniçi. 12 vitet e fundit të punës time kjo nuk ka qenë gazetari, por luftë për ta ruajtur kokën”- është shprehur Tijaniç.
“Unë thellësisht e urrej profesionin të cilin e ushtroj. Gazetaria, kjo është shtresë e robërve. Nuk e di as vetë se çfarë kërkoj në gazetari plot katër dekada. Kur i mbledh – sublimoj të gjitha, janë nja dhjetë tekste që mund të shprehin atë që jam unë. Janë vetëm nja dhjetë tekste nga dhjetë mijë që kam shkruar unë”.
k.c.
Comments
E Muci, e shikon c'a
<p> E Muci, e shikon c'<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">a behet...vur mend</span></p>
Nje rrefim kaq i sinqerte
<p>Nje rrefim kaq i sinqerte eshte i pazakonte nder gazetaret, pyes veten cili do te jete opinioni i Nanos ne lidhje me kete rrefim, ngaqe kam verejtur ne jo pak pasazhe te tij njefare overdoze vetekenaqesie ne lidhje me profesionin qe ushtron. Gazetarizmi eshte nje e keqe e domosdoshme ne jeten intelektuale te nje shoqerie, po te me lejohej nje krahasim ekstrem, ngjashem me prostitucionin e legalizuar qe lejohet per te shmangur qe kurvat te tregtojne trupin e tyre rrugeve te pakontrolluara(krahasimi mund te mos qendroje 100%, por vlen per te demonstruar distancen kozmike qe nje gazetari i duhet te pershkoje qe te mund te merret seriozisht per idete e tij). Me sa di une, shume pak gazetare arrijne te behen njerez te medhenj( nder ta, Hemingway, i cili nuk shfaqte ndonje krenari kush e di çfare per te kaluaren e tij ne kete profesion).</p>
Add new comment