Përgënjeshtrohet podcast-i i Ramës/Athina: Nuk ka ende një dakordësi
Kreyministri i Shqipërisë Edi Rama, u impostua si triumfant pas vizitës në Greqi. Ai foli për një marrëveshje të afërt me Greqinë, përfshirë çështjen e detit. Si zakonisht, z. Rama e interpretoi këtë aspekt si pjesë të vizionit të tij të përjetshëm për paqen dhe të renë, larg mërive të vjetra.
Mirëpo mediat në Greqi flasin ndryshe. Duke cituar burime diplomatike, ato sqarojnë se në Athinë nuk ka shpresa për një draft brenda këtij viti dhe se memorandumi I mirëkuptimit kërkon shumë përgatitje. Nga ana tjetër për marrëveshjen e detit, pala greke ka kërkuar garanci që në Shqipëri nuk do t përsëritet shakaja e 2009-s, kur një palë firmos, e tjetra shkon në gjykatë. Thënë ndryshe, dekalrimet e z. Rama janë material podcasti.

Add new comment