Tre Veliaxhinj që qajnë hallin e Metës

Drejtësia me pesë yje po i ngjan frikshëm asaj të vjetrës
Drejtësia e Robespierre apo ajo e Beçaria-s? Pas skenës së Ilir Metës në kafaz, në cilën anë janë SPAK dhe Shqipëria?
Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë
Këto më sipër janë tituj të disa opinioneve të ditëve të fundit që kanë marrë shkas nga pamjet e Ilir Metës. Kanë për autor Skënder Minxhozin, Carlo Bollino dhe Mero Bazen.
Të tre këta janë bërë merak për Metën që në këtë rast është Parimi për një drejtësi me standarde. Spikat Bollino që si gazetar harron se parimi i Beccaria-s për prezumimin e pafajësisë nuk aplikohet shumë në gazetari ku dominon dyshimi dhe supozimi i fajshëm i pushtetit. Prezumimi i pafajësisë është parim rregullues në sistemin e drejtësisë, për një proces të rregullt dhe të drejtë. Por jo parim organizues i medias.
Por megjithatë, të tre këta i bashkon fakti se janë Lalarë, Veliaxhinj, apo si t’i quash. Pra mbështetës të ish-kryebashkiakut Erjon Veliaj, për mbrojtjen e të cilit janë kahil të mbrojnë këdo.
Kaq është e vërteta e këtyre zhurmuesve të bezdisshëm.
s.zaimi

Add new comment