Irani kundër dislokimit ushtarak europian në Hormuz: Vlerësim për Italinë dhe Spanjën

Ambasadori iranian në Moskë, Mohammad Reza Sabouri, ka përcjellë qëndrimin e vendit të tij kundër dislokimit të trupave dhe mjeteve të huaja në Ngushticën e Hormuzit.
Nga perspektiva iraniane, çdo ndërhyrje e huaj apo prani në Ngushticën e Hormuzit është e papranueshme. Kjo vlen edhe për planet e fundit dhe deklaratat e paraqitura si nisma nga Mbretëria e Bashkuar apo Franca, si dhe nga koalicioni europian. Irani hedh poshtë dhe i dënon plane të tilla duke i cilësaur ato si të papranueshme
ka thënë ai.
Sabouri ka vënë në dukje se Teherani ka mbajtur shënim qëndrimet e Spanjës dhe Italisë për këtë çështje, që u kanë cilësuar qëndrimet dhe veprimet e ndërmarra ndaj Iranit, si në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Ne i konsiderojmë si shumë të rëndësishme deklaratat e kryeministres së Italisë për goditjen e shkollës në Minab
ka shtuar ai.

Add new comment