Shejtan budallai në MInistrinë e Jashtme nis të llapë sërish

Feriti foli. Dhe si përherë nuk tha asgjë. Fjala është për Ferit Hoxhën që e kanë bërë të besojë se është ministër i Jashtëm. Feriti ka folur për një media që merr vesh nga këto punë, për “Albanian Post” të Baton Haxhiut. Dhe çfarë ka thënë aty:
Qëndrimet tona mbi politikën tonë të jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente
Më poshtë Feriti prrallis moderacion dhe institucionalizëm të rremë sa kohë që nuk është në gjendje të përgënjeshtrojë nëse e ka përdorur apo jo epitetin Idiot për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Të cilët në prononcimin e tij i cilëson si faktor shtetformues. Nuk i shkon ky rol, sepse dinjiteti është kostum që i rri shumë i madh një hipokriti.
Siç mund të merret me mend ky soj i rëndomtë ministri në Shqipëri ka zgjedhur të luajë Zhvejkun, apo shejtan budallain sa kohë që të gjithë e dinë se kush është qëndrimi i Shqipërisë për këtoc cështje. Të gjithë e dinë se ajo që thotë Feriti nuk vlen më shumë sesa një gërmëzim sintaksor, të gjithë e dinë se nuk ka vënë kush në diskutim politikën e jashtme. Dhe të gjithë e dinë, edhe Ferit Ministri se provokimi erdhi nga cilësimet e tij informale, që zbulojnë një konsideratë personale.
Kush njeh Feritin e di shumë mirë se ai e ka fare kollaj të bashkëjetojë me disa mendime në kostumin e ministrit, kjo patjetër që është garancia më e mirë në të vërtetë. Thjesht, një ministër i Jashtëm nuk mund të shprehet ashtu, qoftë ky edhe një farë Ferit Hoxha. I cili nuk ka kërkuar ndjesë me gjasë për një arsye: do dilte I dhjerë para shefit të tij, dallkaukut të shkëlqyer të Shqipërisë, Edi Ramës. Kështu që ta përgëzojmë Feritin që iu kthye llapjes si dëshirë, motivim dhe pasion, duke iu fshehur sërish të vërtetës publike që e prodhoi arrogance dhe gomarllëku i tij.
s.zaimi

Add new comment