Kosovë, fillon sot heshtja zgjedhore. Serbët e Veriut u nxitën të votojnë që...Kosova të kthehet në Serbi (!)

Pas një muaj fushatë elektorale agresive sot filloi heshtja parazgjedhore për zgjedhjet lokale që mbahen nesër, e diel, 3 nëntor. Për të votuar në këto zgjedhje janë të regjistruar 1 milion e 779 mijë e 357 votues të ndarë në 38 komuna. Votimet mbahen në 798 qendra votuese, informon Koha Ditore.
Gara më e rreptë është zhvilluar për Prishtinën dhe fitoren në kryeqytet pothuaj e kanë proklamuar të gjithë garuesit për kryetar të Komunës, siç e çdo tradita më "e mirë" shqiptare.
Në garë për kryetar komune e asamblistë janë 103 subjekte politike me gjithsej 7.932 kandidatë. Sivjet, për herë të parë pas luftës, në zgjedhje marrin pjesë edhe serbët e veriut të cilët janë përkrahur edhe nga Beogradi zyrtar i cili i ka bërë fushatë e antifushatë nëpër Kosovë. Për këtë qëllim edhe dje në vendin tonë kanë qëndruar zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe dy ministra të tjerë, Aleksandër Vulin dhe Nikola Selakoviç. Ata nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës kanë ftuar për votime në “mënyrë që Kosova të kthehet në Serbi”.
k.c.
Add new comment