Kult 2013, çmimet

Postuar në 01 Nëntor, 2013 11:11

Është nga përpjekjet e rralla, në mos e vetmja, për të inkurajuar dhe motivuar shkrimtarët dhe artistët, veprimtaria e organizuar nga Akademia Kult. Edicioni i nëntë i këtij aktiviteti mblodhi në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit artistë të vjetër dhe të rinj, në një natë të mbushur me emocion dhe falënderime. Ky edicion solli fituesit në kategori të ndryshme kulturore si në artin skenik atë muzikor, artin pamor, për librin artistik, përkthimin më të mirë, etj. Drejtori Ekzekutiv i Akademisë "Kult", Ylli Sula tha se edicioni i nëntë i Çmimeve Kult 2013 është vazhdimësia e sistemit të vlerave që mbështet dhe stimulon krijuesit shqiptarë, duke i vlerësuar për punimet më cilësore përgjatë një viti.  

Trofetë e Kult-it 2013

Çmimin e “Aktores më të mirë” të vitit e mori Marsela Lena për rolin e saj, Afroviti në shfaqjen “Karnavalet e Korçës” të regjisores Elma Dorezi.

Fitues i çmimit “Aktor i vitit” u shpall Robert Ndrenika për rolin e Doktor Shusterit në shfaqjen me të njëjtin emër “Doktor Shuster”.

Çmimi për regjinë më të mirë i takoi regjisorit Spiro Dunit, për inskenimin e shfaqjes “Doktor Shuster”, të autorit serb Dushan Kovaçeviç.

“Përkthyesi i vitit” u shpall Rudi Erebara për përkthimin e romanit “Më e mira e botëve” të autorit Aldous Huxley

“Shkrimtarja e vitit” u shpall Luljeta Lleshanaku librin me poezi “Pothuajse dje”

Elina Duni mori çmimin kryesor për albumin muzikor “Matanë Malit”.

Në këtë edicion u ndanë edhe çmimet për interpretuesin lirik të vitit, instrumentistin më të dalluar, artistin pamor dhe librin artistik të vitit.

Ndryshe nga edicionet e tjera, Kult Aëards sivjet ndau dy çmime speciale, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shtetit Shqiptar.  

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.