Shqipëria, nga vend problematik, në një emër të përveçëm dhe tranzit për emigrantët klandestinë

Dikur Shqipëria ishte një vend problematik për Bashkimin Evropian, pasi shumë qytetarë në rrugë ilegale hynin në Itali. Ndërsa sot, Shqipëria është një nga pikat më të lehta për emigrantët që të hyjnë në Evropë. Nga vendi ynë rreth 5500 persona në vit kalojnë në BE, kryesisht në Itali. Ndërsa Kosova hyn në tre shtetet që ka më shumë emigrantë ilegalë në Evropë. Këto janë përfundimet e kërkimit të agjencisë “Frontex” të Bashkimi Evropian. Sipas saj, 1000 kosovarë në vit kalojnë kufirin ilegalisht për të hyrën në BE ose nuk u përmbahen vizave dhe vendosin të qëndrojnë në mënyrë jo të rregullt. Afganistani është i pari me afro 1700 persona në vit, Kosova vjen e dyta me rreth 1000 persona në vit dhe në vend të tjerët është Pakistani me afro 900 persona në vit që qëndrojnë ilegalisht në BE.
Vetëm gjatë vitit 2012, “Frontex” ka bërë të ditur se kanë hyrë mbi 72 mijë persona ilegalisht në BE. Sipas raportit, 51 % e emigrantëve që hyjnë ilegalisht në BE, kalojë nga Greqia më pas nëpërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe kryesisht me anë të trageteve nga Shqipëria kalojnë në Itali.
Zh.
Add new comment