Berisha: Në dy muaj u dyfishuan aksidentet. Vërtet?!

Postuar në 01 Nëntor, 2013 12:14

Në fjalimin e djeshëm në Kuvend, Berisha tha se po bëhet batërdia në rrugët e Shqipërisë. “Në dy muaj keni dyfishuar aksidentet rrugore,” akuzoi ai. Për këdo, por sidomos për ata që merren me statistikat e aksidenteve, kjo është një shifër mëse tronditëse.

Të jetë e vërtetë vallë???

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, kontaktuam sektorin e statistikave në Drejtorinë e Policisë për të marrë të dhënat e këtij tetori, muajit të parë të plotë kalendarik që prej ndërrimit të qeverive, si dhe ato të tetorit të vjetshëm (krahasimi bëhet me të njëjtin muaj të një viti më parë, për të shmangur efektet e sezonalitetit të motit, flukseve të emigrantëve, turizmit të brendshëm, etj.) Dhe ja ç’rezulton:

1 - Gjatë tetorit 2013, kanë humbur jetën 26 veta, nga 34 që e humbën gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një reduktim të vdekjeve në aksidente rrugore prej 24%.

2 - Gjatë tetorit 2013, janë plagosur rëndë 40 veta, nga 43 që u plagosën rëndë gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një reduktim të plagosjeve të rënda në aksidente rrugore prej 7%.

3 - Gjatë tetorit 2013, kanë ndodhur 179 aksidente rrugore, nga 173 që ndodhën  gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një rritje të aksidenteve rrugore prej vetëm  3% (jo dyfishim!).

Fakti që në aksidentet e këtij tetori ka patur më pak të vdekur e të plagosur rëndë se sa një vit më parë, tregon se, mesatarisht, ato kanë qenë më pak të rënda.

E. Zaloshnja

Comments

Submitted by Dashamiri. (not verified) on

<p>Po perse ju gazetaret merreni me me Berishen? Ate e rrahen nje miljon shqipetar, se ja pruri ne maje te hundes. E beri shqiprin si pronen e tij dhe pasuroj te gjithe njerzit e tij. &nbsp;Ju akoma me te. Lerin pa e nxjerr ne gazeta se e eleminuat Lulken fare</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.