Ju kujtohet Bechtel-Enka, e privilegjuara e qeverisë që shkoi? Ja krimet e saj me punëtorët…

Postuar në 02 Nëntor, 2013 03:35

Një raport tronditës mbi kushtet e punëtorëve në Kosovë vjen nga Besiana Xharra për Zërin. Nga raporti, mund të shihet qartë që punëtorët trajtohen si skllevër nga kompania Bechtel-Enka. Ja një pjesë e investigimit:

“Të lënduar në vendin e punës, tashmë invalidë të përjetshëm dhe pa shpresë së mund të punojnë sërish për të siguruar kafshatën e gojës, janë dhjetëra ish-punëtorë të kompanisë “Bechtel- Enka”, e cila është duke e realizuar projektin më të shtrenjtë që nga paslufta në Kosovë, që kap vlerën prej rreth 1 miliard euro.Punëtorët e kësaj kompanie detyrohen të punojnë punë të rënda fizike nga 12 orë në ditë, ndërsa një orë pune u paguhet vetëm 1.35 euro. Ata guxojnë të hanë vetëm një herë në ditë bukë, duke u ballafaquar me presionin e vazhdueshëm nga punëdhënësi. Punëtorët shqiptarë përpos që janë të diskriminuar në paga, krahasuar me punëtorët tjerë, ata kanë vetëm një ditë në muaj pushim, në kundërshtim me Ligjin e Punës në Kosovë, përderisa detyrohen të punojnë edhe punë të tjera jashtë profesionit të tyre.”

Gjëja që bie në sy është që e njëjta kompani punoi dhe në Shqipërië, po asnjë gazrtar nuk pati kuriozitet të investigojë mirëfilli për kushtet e punëtorëve shqiptarë të rrugës së “Kombit”.

 

k.c.

E plotë:

http://zeri.info/artikulli/18987/krimet-e-bechtel-it-me-punetore-foto-dokument

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.