Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Gjunkshi, letër Presidentit Nishani për dorëheqje

Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë prononcim rreth kërkesës së dorëheqjes së Gjuknshit Presidentit të Republikës Nishani, burime pranë Gjeneral Gjunkshit pohojnë se dorëheqja është kërkuar fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Shkak, për këtë dorëheqje, me sa duket, të detyruar, është bërë një raport i Ambasada Amerikane që, sipas kabllogramit të Wikiliks, raportonte në Uashington se Gjunkshi, në atë kohë komandant i regjimentit të komandove, është akuzuar nga një grup oficerësh të Ushtrisë Shqiptare, se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Pagesa e ryshfetit ishte 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6-mujore qëndrimi atje, theksonte kabllogrami i Ambasadës Amerikane.
Gjeneral Gjunkshi iu kundërvu Qeverisë së shkuar kur nisi përpjekjet për ta kthyer godinën e SHQUP-it në seli të PD-së. Nëpërmjet një letërkëmbimi mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes Gjunkshi shprehej se ajo godinë nuk mund të nxirrej nga inventari i Ushtrisë pasi në të kryheshin një sërë veprimtarish dhe në këtë mënyrë ajo ishte funksionale. Por qëndresa e Gjunkshit nuk u mor parasysh nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Bujar Nishani, i cili firmosi nxjerrjen nga inventari i ushtrisë të godinës së SHQUP-it, e cila u kthye në godinë të PD-së. Si duket ish-opozita, tani mazhorancë në pushtet, nuk e mori parasysh bashkëpunimin me gjeneralin.
Zh.
Add new comment