Kush është i ngatërruar me ato zorrë do të ketë edhe dhimbje barku - thotë Rama për kazinotë

Kryeministri Edi Rama, duke folur në seancën e sotme plenare, ka thënë se abuzimet me lojërat e fatit, kanë pasur mbulim politik nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshem. Sipas tij, është e pabesueshme që nuk ka asnjë raport për këtë aktivitet të paligjshëm në polici.
“Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi, me gjithë këto lule të mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve, që hap pas hapi u kthyen në salla bixhozi, nuk ka një raport të vetëm nga cilido qoftë në zinxhirin në e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse ky aktivitet ka mbulimin politik të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Askush tjetër nuk mund ta garantojë këtë aktivitet kriminal. Logjika më elementare të shtyn të ngresh këtë pyetje dhe të japësh këtë përgjigje. Një aktivitet kriminal që nuk ka nevojë as për zbulim, as për mjete te sofistikuara, veçse për dy palë sy. Është e pamundur ndryshe”, tha Rama.
Sipas tij, “lufta jonë me krimin e organizuar do të jetë e pashpirt, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte, me çdo çmim. Kush është i ngatërruar me ato zorrë do të ketë edhe dhimbje barku. Qendra e atij barku është këtu në parlament”.
a.n.
Comments
Prandaj po i barazon te tera
<p>Prandaj po i barazon te tera firmat ti? Sepse kete je duke bere kur u kerkon moratorium qe te mbyllen te tera. Dhe ato qe kane paguar taksa si dhe ato qe nuk kane paguar per ty jane njesoj? Ti vete thua qe 10% i kane paguar. Dmth keta jane budallenj sipas teje. </p><p>Dhe persa i perket rolit te Shkelzenit, e di cdokush ne Tirane qe ai ishte personi pas Myftarit dhe pas Apex. Mos u merr me llafe por mer masa serioze kundra ketyre.</p><p>Dhe nqs kerkon realisht ligjin, sqaro pak ato llafet qe thuhen neper kafene qe kane te bejne me Tom Doshin dhe Fidel Yllin. Nuk mund t'i fshihesh gjate se ata do nisin prezencen e tyre ne treg. Je qe je, pse nuk thua ndonje gje edhe per Nard Koken ne Durres.</p>
Mjaft me zorre e me batuta pa
<p>Mjaft me zorre e me batuta pa kripe, mjaft or zoteri se po na ben per te vjelle, tani na je bere si lolua i fshatit qe per qellim ka te beje te gajaset mileti, MJAFT! Fillo pune per se mbari dhe mbaj premtimet qe dhe ne fushate elektorale, mjeksia falas, 300.000 vende te reja pune, etj. etj.</p>
Add new comment