Tërhiqet fletarresti, Vulin mund të hyjë lirisht në Kosovë

Prokuroria kosovare ka tërhequr fletë-arrestin ndaj ministrit pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin. Me këtë veprim, Prokuroria ka hapur rrugë që Vulin të jetë pjesë e delegacionit të Serbisë, i cili do të vizitojë mjedise të banuara me serbë në Kosovë të premten.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 tetor 2013, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë që ta tërheq urdhër-arrestin e lëshuar ndaj të pandehurit Vulin, si dhe ka pushuar hetimet, pasi që janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, cituar nga Radio Europa e Lirë.
Prokuroria thotë se më 29 tetor, në orën 15.50, ky institucion ka pranuar nga Policia e Kosovës raportin plotësues në të cilin thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me këtë rast, që ka të bëjë me vepër penale të kualifikuar si “kalim ilegal i kufirit”, janë siguruar dëshmi, në bazë të së cilave vërtetohet se Vulin, më 16.10.2013, nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës ka hyrë përmes vijës hekurudhore Kralevë-Zveçan-Mitrovicë e Veriut, e cila është pikë e autorizuar për kalim kufitar. Ditë më parë, ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi pati deklaruar se Vulin do të arrestohet nëse hyn në Kosovë, për shkak të kalimit ilegal të kufirit. Re.Pu.
Comments
Atehere te dorehiqet Bajram
<p>Atehere te dorehiqet Bajram Rexhepi!</p><p>Nese ministri i brendshem nuk i njeh pikat kufitare me mire te kullosin delet1</p>
Add new comment