Do ikin të tjerë që "i përkasin të majtës"?

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar paraditen e sotme mbi largimin e Gjovalin Kadelit nga Partia Demokratike. Sipas Metës, Kadeli është i mirëpritur në gjirin e së majtës sepse i përket së majtës. “Gjovalin Kadeli integrohet natyrshëm tek LSI sepse i përket së majtës” - citohet Meta nga faqet online te gazetave kryesore te vendit.
Deputeti i Lezhës dje në “Ora News” ka bërë me dije se s’ka pasur një marrëveshje me PD-në por me ish-kryetarin e saj, Berisha. “Kam patur ngacmime të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh por dhe me veten time. Unë së bashku me njerëzit që më mbështesin kemi vendosur që unë të largohem nga PD, për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI”. a.n.
Comments
shikoni edhe Islamin kur te

shikoni edhe Islamin kur te shkoje me LSI,ka plot vende bosh autobusi i Likes

Deputeti eshte nje

Deputeti eshte nje intelektual qe dallohet mbi te tjeret per kontraten me zgjedhesit e zgjidhjet e problemeve sociale per nje grup te caktuar qe e kane mbeshtetur ate per perkatesine e sfondin e tij shoqeror e ideologjik, pra qe e kane votuar. Po deputete te tille nuk i duhen as dreqit dhe keto jane prove e gjalle per amoralitetin politik te partive tona. Me deputete te tille nuk eshte krenar (fjale e pagjetur se nuk behet fjale per krenari) nuk ndjehen mire asnje parti: as PS. as PD. as LSI. Dhe nuk e kuptoj si mund te jene te mirpritur plehra te tille. Ne japim japim ate me te shtrenten dhe me te miren tonen qe e ka emrin BESIM dhe ju te gjithe luani dhe shperdoroni besimin tone duke na perdhosur. I keni bere ligjet per veten tuaj plot gropa parlamentare ku trafiku i deputeteve te jete i mirpritur dhe votuesit te perdhosen e te poshterohen. Nuk besoj se ka njeri me mend ne koke qofte dhe i pandershem qe te ndjehet mire nga trafiku i deputeteve.

Plera tek plera shkon...

Plera tek plera shkon...

Po Brace ca ben ketu?!! Do

Po Brace ca ben ketu?!! Do iki dhe Brace? :D

O Ilir Meta (qe i di mire

O Ilir Meta (qe i di mire punet e veta) si e gjen ti mor zoteri qe ky Kadeli i perket se majtes? Njehere motit kur dikujt iu desh te sillte argumente ne favor te se majtes, permendi faktin qe "edhe zemren njeriu e ka ne te majte". Ja, a ka argument me gjenial se ky qe njerzit i perkasin, a duhet t'i perkasin se majtes?

E majta dhe e djathta jane kategori politike, emertimet e te cilave historikisht lidhen me pozicionimet e kraheve politike ne sallen e parlamentit dhe qe dallohen nga njera tjetra se pari nga ideologjia qe e kane krejt te ndryshme. Tani, po me treguat cili eshte ndryshimi idelogjik midis "se majtes" dhe "se djathtes" ne Shqiperi do t'ua di per nder te madh.

Eshte qesharake te flasesh per "te majte" e "te djathte" ne Shqiperi. Ne Shqiperi nuk ka " te majte" e "te djathte". Ka vetem grupe (ose po deshet banda) me interesa ekonomike te caktuara qe luajne "politikçe", qe ne Shqiperi mund te perkthehet edhe "nje here ta hipa, nje here ma hipe, tashti eshte prape rradha ime".

E sa per Kadelin, ky nuk eshte as i majte, e as i djathte, ky eshte nje lesho-burre, qe hera e solli te behej me nder deputet dhe tani hidhet sa nga njera bande ne tjetren , pardon sa nga njeri grup ne tjetrin dhe Ilir Meta na shet edhe boje duke u perpjekur te na mbushe mendjen se ky njeriu na i perkiska te majtes. E hajde mos u gajas se qeshuri po deshe.

Add new comment