M. Nano nuk ka besim që do të ketë “konkurse” dhe flet për çmendurinë e ri-emërimeve të çdo institucioni

“Lojë me ndyrë me administratën” e quan Mustafa Nano atë që po ndodh me emërimet në një shkrim te Dita.
Shkruan ndër të tjera Nano:
“...nuk kemi thënë asgjë që këto përgjegjësi u panë si poste politike, me fjalë të tjera si poste që kryeministri na i paska në dorë dhe na i shpërndaka si karamele të tijat. Ai pra, tok me ministrat e linjës, na paskan në dorë që të emërojnë cilin të duan drejtor të Tob-it, të Teatrit Kombëtar, të Galerisë së Arteve, të Tatimeve, të Doganave, të Albpetrolit, të Qëndrës Spitalore Universitare, të qytetit ‘Studenti’, të CEZ-it, të ANTA-s, të policive distriktuale, të Televizionit Publik, të ATSH-së, etj, etj, etj. Përsëris, kjo është çmenduri ta mendosh, por ja që në Shqipëri është tamam kështu. Kryeministri dhe ministrat kanë dorë të lirë në emërime, ashtu siç kanë dorë të lirë në shpërndarjen e investimeve publike dhe në caktimin e kompanive të biznesit që do duhet t’i kryejnë këto investime. Ky po që është pushtet. Edhe vetë Zoti atje sipër do ta kishte zili këtë fuqi të këtyre “Zotërve” këtu poshtë.”
Nano nuk ëshët kundër ikjes së militantëve nga adminsitrata, por priste që “nëpunësit e rinj të dilnin, jo nga ushtria e militantëve të majtë, por nga konkurset” dhe citon burime që thonë se Rama paskësh thënë në një takim me anëtarët e grupit parlamentar socialist: “U bë, ç’u bë, tani e tutje do të ketë konkurse”. Por, Nano nuk e beson që do të ndodhë.
k.c.
http://gazetadita.al/kur-do-te-marre-fund-loja-e-ndyre-me-administraten-publike/
Comments
Kujdes Muc mos devijo shume

Kujdes Muc mos devijo shume nga rruga e partise, per me pak se kaq e kane ngrene burra me te mire se ty.

Po Muc, ky eshte puehteti i
Po Muc, ky eshte puehteti i vertete. Ke te drejte or mik.
Nese doni GAZETARIN, ky eshte

Nese doni GAZETARIN, ky eshte gazetari!

Nese doni gaztarin/fluger, qe rrotullohet sipas eres, atehere i thoni Mustafa Nanos te bejne edhe ata nje dore

para, ne kurriz te shquiptareve, pra ne kurrrizin tuaj, o komentues naive apo te verber te site-ve shqip!

Mjaft qe ata te heshtin, dhe pushtetari (Saliu, Iliri,Edi) apo mbeshtetesit e tyre milioniere, ua ofrojne nje

reklame, nje tufe parash, nje hidrocentral apo ua ngrene nje tra dogane!

Por po ta prisni me kritika nje shkrim te tille te Mustafa Nanos, do te thote se ju e meritoni Enverin, por edhe

Saliun, Edin dhe ate tjetrin qe do vij pas renies se rilindasit me keq se ai qe e kthehu kryeministrine ne Kulle!

Nderojini shkrime te tille, edhe kur ua prishin midene partive dhe pushtetareve, se ndryshe keni per te mbetur

rober e varfanjake e lumtur!

Rrofsh Mustafa dhe keshtu vazhdo, se leket prishen brenda dites, nderi mezi ngrihet.

Mire e keni ju. Sikur te

Mire e keni ju. Sikur te flisnin si ju edhe disa qindra intelektuale kjo loje do te kishte marre fund. Vete manipulimi i intelektualeve jo injoranteve dhe i popullit eshte problemi i vertete ne Shqiperi.

o me ne o me ata zoti

o me ne o me ata zoti Nano!
Sic e pe vete rruge tjeter nuk ka

Add new comment