Byroja e Hetimit: A mund të shkojë deri te Berisha?

Janë tri intervista që sjell sot Dita, me ministrin Naço, një ish-kryeprokurorin Rakipi dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin mbi nuklin që pritet të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja përflitet si propozim i Toni Blerit mbi ngritjen e një “FBI”-je shqiptare, por ekzistojnë frikërat se mund të dublojë Prokurorinë.
Sipas Klosit është hapi efikas që duhet bërë, edhe pse beson se duhet të kyçet në të dhe Policia Gjyqësore dhe ShISh. Klosi nuk beson se Byroja është një ngritje "steke" për arrestime të larta, sepse për të ligji nuk ka stekë.
"Korrekt dhe të mirëpritur" e konsideron Rakipi, edhe pse nuk është njëhur me projektin.
Sipas Ministrit Naço qëllimi është që të goditet në zemër korrupsioni.ky nukël ka si qëllim "të gjejë prova e fakte, të kopsisë dosjet sa mëmirë dhe me rezultate" dhe shton se "sulm ndaj korrupsionit nuk do të thotë vetëm zyrtarët e mesëm por edhe të lartë".
k.c.
Comments
Qe te shkohet te
<p>Qe te shkohet te ish-kryeministri duhet te shkohet gjithashtu dhe te kryetari i parlamentit te sotem per ate aferen e tenderave te dhene me bllok qe u publikua me video e ze. E ky i fundit eshte kujdesur mire qe atje te mos shkohet, sepse jo rastesisht ka caktuar Minister te Drejtesise njeriun e partise se vet. Keto perralla me FBI alla shqiptarçe nuk i ha njeri, vetem ata qe i krijojne per te thene se bejne sikur punojne e qe votuesit e tyre te bejne sikur i besojne. Peshku i qelbur nga koka duhet pastruar ne fillim nga vete koka (aleanca per bashkim e integrim= aleanca per mbrojtje te aleateve te korruptuar),</p>
Add new comment