Byroja e Hetimit: A mund të shkojë deri te Berisha?

Postuar në 03 Nëntor, 2013 05:53

Janë tri intervista që sjell sot Dita, me ministrin Naço, një ish-kryeprokurorin Rakipi dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin mbi nuklin që pritet të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja përflitet si propozim i Toni Blerit mbi ngritjen e një “FBI”-je shqiptare, por ekzistojnë frikërat se mund të dublojë Prokurorinë.

Sipas Klosit është hapi efikas që duhet bërë, edhe pse beson se duhet të kyçet në të dhe Policia Gjyqësore dhe ShISh. Klosi nuk beson se Byroja është  një ngritje "steke" për arrestime të larta, sepse për të ligji nuk ka stekë.

"Korrekt dhe të mirëpritur" e konsideron Rakipi, edhe pse nuk është njëhur me projektin.

Sipas Ministrit Naço qëllimi është që  të goditet në zemër korrupsioni.ky nukël ka si qëllim "të gjejë prova e fakte, të kopsisë  dosjet sa mëmirë dhe me rezultate" dhe shton se "sulm ndaj korrupsionit nuk do të thotë vetëm zyrtarët e mesëm por edhe të lartë".

k.c.

Comments

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

<p>Qe&nbsp;te shkohet te ish-kryeministri duhet te shkohet gjithashtu dhe te kryetari i parlamentit te&nbsp; sotem per ate aferen e tenderave te dhene&nbsp;me bllok qe u publikua me video e ze. E ky i fundit eshte kujdesur mire qe atje te mos shkohet, sepse jo rastesisht ka caktuar Minister te Drejtesise njeriun e partise se vet.&nbsp;Keto perralla me FBI alla shqiptarçe nuk i ha njeri, vetem ata qe i krijojne per te thene se bejne sikur punojne&nbsp; e qe votuesit e tyre te bejne sikur i besojne. Peshku i qelbur nga koka duhet pastruar ne fillim nga vete koka (aleanca per bashkim e integrim= aleanca per mbrojtje te aleateve te korruptuar),</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.