Mbyllen zgjedhjet në Korçë.Asnjë interes nga mediat për exit-polls.

Postuar në 03 Nëntor, 2013 13:05

Në orën 18.00 janë mbyllur votimet në qytetin e Korçës, dhe sipas burimeve nga KZZ nga 72 mijë votues për zgjedhjet e parakohshme për bashkinë,  nuk kanë votuar më tepër se 22 mijë votues, ose diçka më shumë se minus 10 mijë votues se në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pavarësisht se palët i kanë bërë thirrje elektoratit të vet të marrin pjesë në votime, pjesëmarrja ka qenë e vakët.

Sipas Vizion Plus është vënë re prezenca e shumë deputetëve nga të dy forcat politike, madje PD kishte zbarkuar në Korçë dhe deputetë të qarqeve të tjera. Vetë ish-Kryetari i dorëhequr Peleshi ka qenëprej gati një jave në Korçë në mbështetje të deputetit të PS, ish zëvëndësi i tij.

Ndryshe nga “gara” për të dhënë rezultatin të parët me exit polls e vënë re në zgjedhjet e fundit, këtë rradhë nuk ka pasur interespër të ditur paraprakisht kush do të jetë fituesi. Ose, ndoshta të gjithë e dinë se kush do jetë e nuk presin surpriza.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.