Po zhvillohen zgjedhjet në Korçë mes akuzave e kundër-akuzave. Korçarët,indiferentë.

Postuar në 03 Nëntor, 2013 06:33

Në Korçë, që prej orës 07:00 sot po kryhen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë. Mbi 70 mijë votues kanë të drejtë të votojnë në 101 qendrat e votimit.

Incidente nuk janë raportuar por kjo nuk ka penguar akuzat dhe kundërakuzat nga ana e të dy shtabeve elektorale. Mediat njoftojnë se sipas shtabit të Partisë Demokratike në Korçë, kandidati i PS, Sotiraq Filo ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve në disa qendra votimi në qytet, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat trillime.

Zgjedhjet për Bashkinë e Korçës u bënë të detyrueshme, pasi ish-kryetari Niko Peleshit, pranoi pozicionin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Rama, duke dhënë dorëheqjen.

Sotiraq Filo, është një profesor inxhinier, aktualisht zëvendëskryetar i bashkisë dhe konkurron nën siglën e PS, i mbështetur dhe nga FRD, ndërsa kandidati Sotiraq Stratobërda qëgaron për PD, ka qenë deputet dhe është me profesion jurist.

Pjesëmarrja duket shumë e ulët.Deri para pak ishin herdhur vetëm 4.69% e votave të mundëshme.

Ne,Su,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.