SHËNIM: Lazarati, justifikimi banal i banorëve për pa-ligjshmërinë

Postuar në 03 Nëntor, 2013 06:53

P { margin-bottom: 0.08in; }

Që Lazarati është joshës për mediat e huaja, tashmë është e provuar. Corriere Della Sera, më së fundmi ka realizuar një reportazh në fshatin ku “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër.” Interesant është përgjigja e "hallexhinjve" që punojnë me 3000 Lekë të reja dita apo familjeve që shesin 1 ton në vit me 300Eur/kg. Këtyre, ua paska fajin... shteti!

“Nuk jemi kriminelë”, thotë Afërdita, e cila komandon dhjetra gra. “Pa marijuanë do të kishim vdekur, nuk kemi ku të punojmë.

Të dhënat e Corrieres thonë se “Në Lazarat, nënte në 10 familje merren me ketë biznes. Çdo familje prodhon një mesatare prej një ton në vit. Çdo kilogram shitet në treg 300-320 euro. Banorët nuk janë më shumë se 4 mijë, por këtë ditë janë rreth dy herë më shumë. Të tjerët janë punëtorë sezonalë. Ata avijnë nga qendra dhe jugu në mëngjes, dhe ikin pas perëndimit të diellit.”

“Paguajnë mirë, 30 mijë lekë të vjetra në ditë.”- thotë Marjola nga Vlora. “Unë kam tre fëmijë për të ushqyer dhe burri më ka vdekur.”- shton ajo.

“Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa hashashin. Ne jemi të gjithë të harruar nga autoritetet lokale, shtetërore, madje edhe nga të huajt.”- thotë Agroni.

Është kaq e thjeshtë që paligjshmërinë ta veshësh me "halle". Aq më tepër nga fshatarë milionerë. Thua t'i ketë shkuar ndër mend Agronit, Afërditës dhe Marjolës që të mbjellin domate në vend të hashashit?

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe ku ta shesin domaten pastaj? Ne Shqiperi cdo ish funksionar i larte e ka nga nje monopol, hyjne me ton domatet nga greqia dhe nga maqedonia, madje dhe nga kosova. Domatet shqiptare kalben ne tregun e shumices ne Lushnje. Per sa kohe nuk clirohet tregu nga monopolet e huaja me kodoshet e tyre brenda vendit, keta dhe te tjere me kesi informalitetesh do merren.

Submitted by Pema (not verified) on

Ku ta shesin domaten?!
A je ne rregull ti?!

Po pjesa tjeter e shqiptareve qe nuk kan ku ta "shesin domaten" por prap nuk mbjellin hashash, c'te bejn kta? Te fillojn te mbjellin? Sa llogjike idiote.
Pastaj 1 ton ne vit = $300,000 ne vit!!! Dhe kan vite qe meren me ket pune. O zot sa n'hall jane. Per buken e gojes po vuajn.

Submitted by Anonim (not verified) on

@Pema, po pse cfare duhet te bejne sipas teje, te rrijne pa buke edhe te respektojne ligjet? Kjo eshte logjika e duhur?

Submitted by loni (not verified) on

Lazarati nuk ka komplet faj që merret me marijuanë. Falë ç'informimit masiv marijuana konsiderohet drogë si kokaina, por nuk është e vërtetë. Duhani e alkooli prodhojnë më shumë sëmundje sesa marijuana. Për domatet, mendon Myzeqeja.

Këta që bëjnë "reportazhe" në Lazarat janë të njëjtët që shkojnë për fundjavë në Hollandë për tu bërë dru, prandaj boll me hipokrizi.

Submitted by Pema (not verified) on

Ne Amsterdam hashashi eshte i ligjshem shoku. Ktu tek ne dhe tek shumica e vendeve qe ky hashash eksportohet, eshte i jashtligjshem. Eshte e drejta e c'do shoqerie te percaktoi se cfar eshte e ligjshme dhe cfar nuk eshte. Per momentin per ate qe po bejne lazot, meritojn te futen t'gjithe ne burg.

N'qoftse ty t'bezdis kjo, ateher mblidh 50,000 firma dhe kerko referendum per ta legalizu. Por kjo nuk i shko per shtat prodhuesve t'droges sepse nese marijuana eshte e ligjshme, s'do kishte me perfitim ne mbjelljen e saj.

Submitted by Pirro (not verified) on

Pema, po pse e pyeti gje popullin kjo shoqeria nese eshte pro apo kunder legalizimit? Le t'i leme menjane shabllonet e mediave mbi te ashtuquajturen "demokraci" se demokraci as nuk ka patur e as ka per te patur ndonjehere!

Nje shoqeri me te vertete demokratike(ketij perkufizimi i afrohen shume shoqerite skandinave), merr mendimin e shumices per gjithçka. Intrsumentat per ta bere kete mund te jene referendumi apo sondazhet transparente, por rendesi ka qe populli te interpelohet per çdo zgjedhje te rendesishme. Dhe kjo nuk ndodh as tek ne e as ne Perendimin gjoja demokratik.

Mahatma Gandhi dikur deklaronte: "Mosbindja ndaj nje ligji te padrejte eshte e drejte" ndaj per mendimin tim çdokush qe mbjell, perpunon dhe shet kanabis, eshte ne te drejte; MARIJUANA DUHET LEGALIZUAR SA ME SHPEJT!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.