PORTRET: shuhet Mazowiecki, ish-Kryeministri i parë pas-komunist

Mijëra polakë janë mbledhur sot në Varshavë, së bashku me liderë të shumtë evropianë, për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Tedeusz Mazowieckin, kryeministrin e parë të periudhës post-komuniste në ish-bllokun sovjetik që vdiq në Varshavë, të hënën, në moshën 86 vjeçare.
Mazowiecki ishte një aktivist prodemokratik dhe shkrimtar i njohur, njëkohësisht edhe këshillëtar i Lech Wales-ës, liderit të Lëvizjes Solidarnost e më pas President, e cila rrëzoi regjimin komunist në Poloni, në vitin 1989, sipas REL.
Mazowiecki ksihte shërbyer edhe si i dërguar i OKB-së në Bosnje por dha dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 1995, në shenjë proteste me atë çfarë ai e kishte konsideruar paaftësi botërore për përballjen me dhunën dhe krimet në këtë vend.
k.c.
Add new comment