“Nga hatëri i borzilokut pi ujë dhe vazua”: Punëtorët e Lazaratit, në spital, “të droguar” dhe të intoksikuar

Postuar në 01 Nëntor, 2013 01:35

Burime nga spitali rajonal “Omer Nishani” i Gjirokastrës bëjnë me dije se 10-12 pacientë në 24 orë paraqiten në repartin e urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore. Ata janë punëtorë të hashashit, të cilët intoksikohen nga mbledhja dhe përpunimi i lëndës narkotike në Lazaratit. Lajmin e jep Gazeta Shqiptare. Sipas kësaj gazete, pacientët e sëmurë nga droga paraqiten me simptoma të ndryshme si të vjella, gjendje të fikti dhe alergji në lëkurë. Edhe pse të rezervuar në informacion, burimet sqarojnë se pacientët janë kryesisht femra të moshave 17-35 vjeç. Ajo çka u ofrohet punëtorëve të intoksikuar nga hashashi është serumi apo medikamente të tjera.  Ndërkohë, problemi bëhet edhe më i mprehtë, pasi përveçse pacientëve të rritur, ka edhe fëmijë. Pranë repartit të pediatrisë nuk mungojnë rastet kur fëmijët paraqiten me të njëjta simptoma të të rriturve dhe kjo vjen pasi nënat i marrin me vete gjatë kohës që punojnë në fshat. Vetëm gjatë javës së fundit në këtë repart janë shënuar 12 raste të tilla, ndërsa në muajin shtator, 40. Sipas mjekëve pediatër, fëmijët paraqiten në gjendje të obnimuluar dhe janë të mitur të moshës nga 0-3 vjeç. Ky fenomen ndodh kryesisht me banorët e komunitetin rom, të cilët për shkak të mosakomodimit të fëmijëve në institucione janë të detyruar t’i marrin me vete në Lazarat.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.