Martohet për herë të tretë Berluskoni, por ngjarja mbahet sekret...edhe se nusja është lesbike!!

Postuar në 01 Nëntor, 2013 06:23

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, 77 vjeç i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me 28-vjeçaren Francesca Pascale. Ceremonia martesore ka qenë tepër private dhe është zhvilluar në mënyrë të fshehtë. Burime të brendshme, treguan se ceremonia u zhvillua në një kishë private pranë vilës së tij luksoze në Milano, para tri javësh.

Kjo është martesa e tretë e ish-kryeministrit italian. Nusja e tij e re ka qenë shoëgirl në televizionet italiane. Berluskoni dhe Pascale janë takuar para disa vitesh në një aktivitet për adoleshentë që zhvillonte partia e tij. Dhe në atë kohë vajza ka qenë adoleshente.  

Disa javë më parë është përfolur që e dashur e Berluskonit ka qenë lesbike. Këtë e ka thënë Michelle Bonev, aktore dhe producente bullgare, mike e ngushtë e Pascale. Pascale e ka hedhur në gjyq miken e saj dhe kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim për prishje imazhi. 

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.