Mersila Doda, unanimisht kryetare e Aleancës së Grave Deputete, por, si duket, nuk është dakord Topalli!

Postuar në 01 Nëntor, 2013 07:43

Organizuar dje nga prezenca e OSBE-së në Tiranë u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”. Gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare te këtij grupimi parlamentar.  Këtë takim e përshëndeti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nisëm  shumë pozitive të një strukture e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve. Por në ceremoninë e zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare ka rënë në sy mungesa e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Kjo e fundit ishte e pranishme në seancën parlamentare, por nuk është parë në ceremoninë që pasoi më pas, Kohët e fundit, Doda është shprehur e rezervuar në lidhje me drejtimin e PD-së. gjatë fushatës për kryetar PD-je, ajo mbështeti Sokol Olldashin. Mbetet për t’u parë, nëse është kjo arsyea e distancimit të zonjës Topalli, apo thjesht një xhelozi primadone!?...

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.