Deklaratë e ministrit Panariti: Nuk ka dhe nuk ka patur asnjëherë kontroll shtetëror për mbetjet në produktet bimore…

Postuar në 01 Nëntor, 2013 06:50

Dy ditë më parë autoritetet malazeze, bllokuan një kamion shqiptar me rreth 760 kilogramë kastravecë, pasi kjo sasi, nga kontrollet shkencore, rezultoi me përmbajtje më i lartë se normat e lejuara të pesticidit “Spiroxamine”. Lidhur me këtë gazeta DITA ka kontaktuar dje ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe përgjigja e tij ka lënë gojëhapur gazetarin që e intervistonte duke i thënë se nuk ka kurrëfarë kontrolli shtetëror për mbetjet në produktet bimore. Madje nuk ka pasur ansjëherë shteti shqiptar “ngenë” për t’u marrë me këtë çështje (!).

Më poshtë po japim një pjesë të intervistës:

Si ka ndodhur që është tejkaluar norma zoti ministër? Kush i kontrollon si rregull fermerët shqiptarë që të mos e tejkalojnë normën në përdorimin e këtyre pesticideve që kanë dhe helme?

Për fat të keq unë kur kam shkuar në ministri nuk kam gjetur asnjë plan kombëtar kontrolli për mbetjet tek bimët. Sot kam urdhëruar një kontroll në fermën nga janë marrë këta kastravecë. Por nga ana tjetër, që ditën e parë si ministër kam urdhëruar nisjen e punës për hartimin e Planit Kombëtar të Kontrollit për mbetjet në bimësi. Shumë shpejt do e kemi këtë plan gati, brenda 100 ditëve të parë.

Zoti ministër, nëse e kuptova mirë, ju po thoni, se kur keni shkuar në zyrë, si ministër i Bujqësisë, ministria ku ju punoni, nuk kishte asnjë plan për kontrollin e pesticideve tek produktet bimore?

Fatkeqësisht kështu e gjeta gjendjen dhe menjëherë kam urdhëruar nisjen e punës për planin që iu përmenda për kontrollin e mbetjeve bimore.

Kjo është shumë e rëndësishme zoti ministër. Prej sa kohësh nuk hartohej një plan i tillë?

Nuk ka pasur një plan të tillë.  Kur shkova unë nuk kam gjetur.

Dakord, po prej sa kohësh nuk hartohej ky plan sigurie. Dua të kuptoj se prej sa javësh, muajsh apo vitesh, shqiptarët konsumojnë produkte bimore të pakontrolluara?

Një plan i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në dijeninë time!

Të plotë intervistën, por edhe një info-analizë të detajuar se çfarë blejmë dhe konsumojmë, do ta gjeni sot të DITA print.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.