Kuleta e shqiptarëve, "kokërr-hudhër": Çdo banor i Republikës së Shqipërisë ka 3.1 milionë lekë të vjetra borxh(!)

Postuar në 01 Nëntor, 2013 01:28

Shprehur më thjeshtë, për të mos u ngatërruar me shifra, secili nga ne ka apo nuk ka borxh në banka apo në individë të tjerë, i detyrohet shtetit (që edhe ky i ka borxh gjetkë) 3.1 milionë lekë të vjetra.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Financave për periudhën 9-mujore, bëhet e ditur se nga janari deri në fund të shtatorit borxhi i marrë nga shteti çdo ditë është rritur me 1.15 milionë euro mesatarisht. Shifra tregon se secilit qytetar të Republikës së Shqipërisë i takon aktualisht një detyrim financiar prej 3.1 milionë lekësh të vjetra. Në total, gjatë 9 muajve ky borxh është rritur me 5.3 për qind, për të arritur në nivelin e 872 miliardë lekëve ose 6.23 miliardë euro. Në krahasim me vitin 2011, borxhi ka rritje me rreth 711 milionë euro, ndërkohë që rezulton 28 për qind më i lartë se ai në fund të vitit 2009.

Banka e Shqipërisë njoftoi dje se do të mbajë të pandryshuar interesin bazë në ekonominë shqiptare, ndërsa guvernatori Ardian Fullani deklaroi se institucioni i tij beson se “stimulin monetar e ka dhënë me bollëk” dhe se tani pret shfaqjen e shenjave të këtij stimuli.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.