Arsenali kimik sirian dhe Qafëmolla “si Gërdeci para shpërthimit”

Postuar në 04 Nëntor, 2013 12:32

“Si të shohësh Gërdecin para shpërthimit”. Ky koment i njëri prej vizitorëve shoqëron reportazhin e botuar tek Shqip-i i sotëm, nga Gjergj Erebara. Autori ka vizituar zonën ushtarake të Qafëmollës, pas malit të Dajtit, aty ku thuhet se mund të kryhet asgjërimi i arsenalit kimik sirian. “Atje nuk ka asnjë roje. Kur them asnjë, do të thotë asnjë, zero. Te kulla e kontrollit në hyrje të bazës ku dikur kishte ushtarë të armatosur, tashmë ka vetëm një grafit elektoral ku shkruhet Sala 1. Trau i postbllokut është ndryshkur. Kalojmë postbllokun e parë, pastaj të dytin, ecim disa dhjetëra metra dhe mbërrijmë te pjesa kryesore e bazës. Nga numri i postblloqeve që tashmë janë thjesht trarë hekuri të ndryshkur, mund të imagjinohet se sa të ashpra kanë qenë kushtet e sigurisë dikur këtu. Shohim se mos na ndalon ndokush të fotografojmë një bazë të rëndësisë së veçantë, por jo! Nuk është askush. Tabelat që paralajmërojnë për “Bazë Ushtarake” dhe “Ndalohet Hyrja” janë ndryshkur, shkronjat janë shuar”, shkruan autori. Afërmendsh rishtrohet pyetja: Ç’kapacitet dhe sa seriozë jemi ne në sipërmarrje të tilla si eliminimi i lëndëve kimike luftarake të të tjerëve?

Shkrimin e plotë e gjeni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/04/baza-e-braktisur-e-armeve-te-rrezikshme-te-botes/copy-of-wp_20131103_005/

 

a.k

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Keta qaheshin nga Berisha per industrine e riciklimit qe kishte krijuar 5000 mije vende pune dhe qe ne fund te dites eshte e pashmangshme nese nuk duam te paguajme sa europianet e tjere per trajtimin e mbetjeve tona (rreth 40 euro per ton) ????</p><p>Tani ne Shqiperi po sjellin armet kimike te botes. Nuk eshte ceshtja thjesht se do i sjellin dhe do i shkaterrojne sepse prezumohet se kjo do te behet nen mbikqyrje sh te rrepte por problemi kryesor eshte cfare do te behet me mbetjet ??????</p><p>Ato ne asnje rast nuk duhet te ngelen ketu ! Qeveria shqiptare do te bente nje tradheti kombetare nese do te pranonte qe materiale helmuese te depozitohen ne Shqiperi !!! Kjo eshte sh me teper sesa duhet te pranojme eshte turp !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.