N.Y Post zbulon komunistin tek kandidati demokrat për bashkinë e Nju Jorkut

Postuar në 04 Nëntor, 2013 11:29

Bill de Blasio është kandidati demokrat që ndodhet në krye të garës për bashkinë e Nju Jorkut, sipas sondazheve. Votimet bëhen nesër, ndërkohë që gazeta New York Post gërmoi dhe gjeti se De Blasio ka kryer në udhëtim në Bashkimin Sovjetik kur ishte student, në vitin e largët 1983. Gazeta konservatore ndërton një histori të tërë “komuniste” të De Blasios, si qenia e tij pro lëvizjes sandiniste në Nikaragua në vitet 80-të, apo muaji i mjaltit në Kubë, me shpresë se ky profil do ndikojë në garën bashkiake. Nga ana e saj, Huffington Post komenton këtë kopertinë dhe thotë: “Duke parë avantazhin e madh të kandidatit demokrat, nuk është për t’u çuditur që N.Y.Post po i flak atij gjithçka gjen, këto ditë finale të garës”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.