Zgjedhjet lokale në Kosovë. Mbretëron balotazhi

Postuar në 04 Nëntor, 2013 09:48

Rënie të ndjeshme të partisë në pushtet, PDK e Hashim Thaçit, por edhe të lëvizjes Vetëvendosje kanë shënuar zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë, ndërkohë që në Mitrovicë janë shënuar incidente deri në bllokim të procesit të votimit. Gjithsesi, dy partitë më të mëdha, PDK në pozitë dhe LDK opozitare kanë shpallur fitoren në nivel vendi, ndërkohë që rezultatet e plota paraprake ende nuk janë shpallur nga KQZ. Ajo që ka publikuar rezultatett paraprake është shoqata Demokracia në Veprim, sipas të cilës LDK ka shënuar ngritje me numrin e votave në nivel vendi. Ndërkaq, jo vetë partia e Albin Kurtit, por kandidati i saj në Prishtinë, Shpend Ahmeti, mund të quhet rast i suksesshëm: Ahmeti me rreth 31 për qind të votave shkon në balotazh me kryetarin e aktual të Prishtinës e të LDK-së, Isa Mustafa me rreth 43 qind. Këto zgjedhje mund të quhen “zgjedhjet e balotazheve”, pasi shumica e komunave më të mëdha të Kosovës pritet t'i nënshtrohen garës së balotazhit në zgjedhjet për kryetarët e rinj. Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nxjerrë si përfundim vazhdimin e garës për kryetar në komunat si Prishtina, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Peja, Gjilani, Malisheva, Suhareka, Rahoveci e komuna të tjera.

 

Lista e plotë e balotazheve mund të lexohet në linkun: http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/kandidatet-qe-shkojne-ne-balotazh

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.