Zaloshnja në NEWS24: Rreth 5000 vota epërsi e Filos ndaj Stratobërdhës në Korçë

I ftuar në studion e NEWS24, Eduard Zaloshnja bëri një parashikim të rezultatit të zgjedhjeve të sotme në Bashkinë e Korçës, bazuar në shifrën e pjesëmarrjes dhe në të dhënat e një sondazhi telefonik të zhvilluar prej tij para një muaji. Sipas Zaloshnjës, kandidati socialist Sotiraq Filo do të ketë një epërsi ndaj kandidatit demokrat Sotiraq Stratobërdha prej rreth 5000 votash (plus-minus disa qindra).
Këtë parashikim ai e bazoi te fakti se në sondazh rezultonin rreth 12500 votues të vendosur për Filon qysh para një muaji dhe rreth 8000 votues të vendosur për Stratobërdhën, ndërkohë që sot morën pjesë në zgjedhje gjithsej rreth 22000 votues. Meqënëse sondazhi i tij nuk përfshinte lagjet 6 dhe 8 (ku jeton komuniteti egjyptian dhe rom), Zaloshnja presupozoi se e majta do të ruajë atje epërsinë prej rreth 500 votash që pati në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pra, në total, ai parashikoi një epërsi prej rreth 5000 votash për Filon, ndërkohë që partitë që e përkrahën këtë kandidat të majtë patën një epërsi prej rreth 9000 votash në 23 qershor. Rezultati paraprak i garës pritet të mësohet nesër pasdite, me mbarimin e numërimit që sapo ka filluar.
Re.Pu.
Comments
Bravo Zaloshnja, e ke gjetur

Bravo Zaloshnja, e ke gjetur kesaj rradhe rezultatin ekzakt me sondazhin tuaj. Ne 20.000 mije qytetar Korcar qe votuan, diferenca eshte aq sa thate Ju- 10.000 vota. Me kete rritem PD do kthehet ne shoqate ose do konkuroje PR per vendin e pare apo te dyte.

Me 23 Qershor diferenca ishte 9000 vota ne 35 mije votues, te lutem cfare do thote Luli, tani me: Perpara

Si gjithmone edhe kete

Si gjithmone edhe kete radhe, nuk e ke gjet...

Nese zaloshnja ka folur

Nese zaloshnja ka folur (sipas titullit) per 5000 vota epersi ... dhe Filo ka fituar me dyfishin e votave (mbi 10 000 vota)atehere kjo do te thote qe zaloshnja ja ka futur kot parashikimit te tij "statistikor".

Padyshim qe zalonshjna do te thote qe parashikimet e tij jane +/- 5%.

Hah Hah

Zaloshja! Llogaritjet Tuaja

Zaloshja! Llogaritjet Tuaja behen mbi bazen e nje logjike statistikore. Por, ju lutem i nderuari zoteri, mendoj se llogaritjet ketej e tutje Ju duhet ti beni mbi bazen e shteses se permuajshme te urrejtjes per Berishen. Natyrisht, ky eshte nje tregues statistikor i pa hasur ne literature, por Ju nuk duhet te prisni qe dicka te zbulohet nga te huajt, pastaj ti referoheni.

Add new comment