Papulias takon Nishanin, shoqata çame protestë, shoferët edhe njëherë në trafik

Postuar në 04 Nëntor, 2013 03:36

Pas dy takimeve “të brendshme” ditën e djeshme, me kreun e PBDNJ-së Vengjel Dule dhe kryepeshkopin ortodoks Janullatos, presidenti i Republikës së Greqisë Karolos Papulias nisi sot takimet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Sot presidenti i Republikës Nishani ka pritur homologun e tij grek me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në presidencë. Paralelisht me vizitën që mbahej në Presidencën shqiptare, Shoqata “Çamëria” ka mbajtur një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek zona e Piramidës. Mësohet se në fillim qe caktuar si vend-tubimi zona para Pallatit të Kongreseve dhe ajo para Presidencës, por policia e Tiranës ndryshoi vendin e tubimit pas kërkesës së bërë nga ambasada greke, për arsye sigurie. “Ne duam t’i tregojmë Papulias se zgjidhja e çështjes çame do kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha kryetari i shoqatës, Ardian Tana. E sigurtë, megjithatë, ishte një fakt: Me bllokimin e bulevardit qëndror të Tiranës dhe disa akseve të lidhen me të, trafiku i paradites në kryeqytet ishte shumë i vështirë.

a.k

Comments

Submitted by Daku (not verified) on

<p>Qe kur eshte Ambasada Greke qe percakton se ku duhet te mbahen tubimet ne Tirane?</p><p>Cfare shteti i degraduar! Populli me i degraduar akoma, derisa vazhdon voton PD-PS-LSI.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.