Edi Rama mund të pritet (nesër) pa flamuj shqiptarë në Shkup. BDI dhe PDSH, partitë shqiptare në Maqedoni akuzojnë njëra tjetrën

Postuar në 05 Nëntor, 2013 15:01

PDSH sot ka ngritur akuzën se përse në qytetin e Shkupit nuk janë vendosur flamujt shqiptarë, në përputhje me protokollin shtetëror për pritjen e Edi Ramës.

 “Ku janë flamujt shqiptarë??!  Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin Presidenti e më pas edhe Kryeministri Serb dhe shqiptarët e mbajn mend zbukurimin e Kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast. Jemi dëshmitar se sot në ditën e vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim BDI është partner koalicioni në Qeveri dhe në Qytetin e Shkupit dhe si e tillë duhet të del të jep llogari para shqiptarëve,se pse sot në Shkup nuk valon asnjë flamur shqiptar”, ka akuzuar shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu, cituar nga agjensia INA.

Sipas tij, për PDSH-në dhe për shqiptarët kjo është skandaloze dhe e papranueshme, dhe siç shtoi ai një tregues për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjinden shqiptarët, si pasojë e këtij vazalitetit të BDI-së në pushtet.

Por kundër këtyre akuzave është deklaruar menjëherë zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, duke nënvizuar se PDSH-ja nuk është mirë e informuar mbi vizitën e Ramës, pritja e të cilit do të bëhet sipas gjithë procedurave që parashikon protokolli diplomatik.

Ne.su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.