Lënia e mandateve nga ministrat? Nis javën tjetër, por "nuk do jetë në grup" - thotë Celibashi

Postuar në 06 Nëntor, 2013 02:57

Javën e ardhshme ministrat e kabinetit Rama nisin procesin e lënies së mandateve - sipas ministrit për marrëdhëniet me parlamentin Ilirian Celibashi. Televizioni TCH citon Celibashin të ketë deklaruar se ky proces do të nisë në ditët në vijim dhe se lënia  e mandateve prej ministrave nuk do të zhvillohet në grup.

“S’ka arsye për t’u tërhequr nga vendim politik i koalicionit qeverisës” theksoi Celibashi, i cili sqaroi se për Qeverinë ky veprim nuk ka asnjë vonesë për aq kohë sa nga Kryeministri Edi Rama, asnjëherë nuk është artikuluar ndonjë afat kohor për këtë çështje. Mandatet pritet te lihen jo vetëm nga ministrat socialiste, por edhe nga përfaqesuesit e LSI.

Nuk përjashtohen të papriturat apo dorëheqjet prej kandidatët për deputetë në listat e PS dhe LSI-së. KQZ-ja aktuale me 4 katër anëtarë mundet ta realizojë këtë proces, por shpejtësia e realizimit të tij varet tërësisht nga organi më i lartë zgjedhor në vend - raporton TCH. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.