Familjet e pushtetshme Berisha e Millosheviç, paralele interesante tek Dita

Gazeta Dita është hapur sot me një hulumtim të gazetarit Habjon Hasani, i cili ka hequr ca paralele mbi pushtetin dhe familjen Berisha, krahasuar me familjen Milosheviç pas renies nga pushteti.
Pikënisjen autori e merr nga termi “Klani i Zemunit”, akuza e Berishës dhe njëherësh lagje e shtrenjtë rezidenciale, ku kishin ndërtuar vilat e tyre njerëzit më të besuar të ish-regjimit të Millosheviçit.
Paralelet e hequra nga autori janë çuditërisht shumë përkitëse, jo thjesht në aspektin familjar, por në mënyrën e ushtrimit të pushtetit, njerëzit në media, biznes etj. Artikulli shoqërohet me fotot e një zone të re rezidenciale që po ndërtohet në periferi të Tiranës ngjashem me lagjen Zemun te Beogradit, kanë porositur banesa familjarët e Berishës, ish-ministra dhe ish-mbështetësit mediatikë të Berishës.
Vetëm “një mbyllje” la pa bërë autori: A është Lul Basha, Ivica Daçiç, ish zëdhënësi i Sllobos?
Artikulli i plotë në linkun: http://gazetadita.al/zemuni-i-tiranes/
a.k
Comments
Po per Zamirin qe Edi e
<p>Po per Zamirin qe Edi e mbrron edhe ne kurriz te te tijve (rasti me Doshin) si i behet? Apo eshte vetem i Sales ky?</p>
Add new comment