Korça dhe Basha sipas Mustafa Nanos. Fiks Fare dhe media, sipas Mero Bazes

Duke komentuar pamjet filmike mbi një grup studentësh që u paguhej udhëtimi drejt Korcës për të votuar kandidatin e PS-së, Mustafa Nano dhe Mero Baze merren i pari me standartin e zgjedhjeve dhe i dyti me pyetjen pse TCH ka vendour të transmetojë pamjet në fjalë.
Shkruan Nano në Zululandin e tij në DITA:
"Pamjet që pamë nuk kanë lidhje gjithsesi me standardin europian (askund në Europë nuk bëhen pagesa të tilla në stil skuthash). Ashtu si nuk ka lidhje me këtë standard përgatitja e një liste studentësh që do paguheshin veç pasi të tregonin si provë gishtin e madh të ngjyer me bojë. Nuk ka lidhje me këtë standard as reagimi 24 orë me vonesë i Degës së PS së Korçës. Kjo e fundit, apo kandidati socialist për kreun e Bashkisë së Korçës, apo ish kryetari i Bashkisë, apo PS-ja në qendër, apo vetë kryeministri Rama, duhej ta kishin thënë të tyren menjëherë pas denoncimit të bërë në ‘Fiks Fare’. Në respekt të publikut. Në fund, një saktësim. Kjo ngjarje ishte e shëmtuar për ata që në kokë kanë një standard elektoral europian, por jo për Bashën e të vetët. Sikur të kishim si pikë referimi banditizmin elektoral të tipit “Ristani’, nuk do duhej ta hapnim fare gojën. Do duhej të ishim shumë të kënaqur, madje..."
Shkruan Baze në TemA Online:
Ajo që bëri “Fiks Fare” është një punë e zakonshme gazetareske që duhet ta bëjë secili nga ne. Ato media që heshtën për manipulimet e zgjedhjeve në Shqipëri nga Sali Berisha, ata që quajnë triumf fitoren e Lulëzim Bashës me vota të vjedhura, ata që nuk mbronin as gazetarët e tyre që vriteshin nga plumbat e Sali Berishës, nuk duhen ngatërruar më me median, por me një pirg plehrash që duhet ta konsiderojmë se duhet të zhduken nga media pas 23 qershorit, së paku si model.
Ajo që bëri “Fiks Fare” nuk është ndonjë heroizëm, por një lajm normal. Fakti që na duket heroizëm, tregon sa poshtë kemi rënë. a.n.
Comments
Nuk eshte "blerje vote" !

Nuk eshte "blerje vote" ! Shqiptaret , ne Shqiperi por sidomos "mediat" , jane injorante ne njohjen e botes demokratike.Para disa vjetesh policia,media e shkruar dhe telvizive te gjithe shqiptaret e Shqiperise,na zbuluan qe nje kosovar na kishte sjelle ne Shqiperi disa kartmonedha nje milion dollareshe dhe u quajt zbulim i madh ,me nje kod te caktuar policor,qe policia kishte punuar per nja gjashte muaj per ti zbuluar etj. etj. Shqiptare shkunduni! Berishizmi eshte sot per sot e keqja me e madhe!Pa u larguar Berisha, me hir apo me pahir,vendi do te kete pasoja me te renda.Duhen te tjera fakte qe te quhet "blerje vote".Po largohet vemendja e opinionit nga problemet e verteta qe ka Shqiperia.Dergoni para drejtesise Berisha & Co !!

Muci thote qe Basha s'duhet

Muci thote qe Basha s'duhet te ankohet fare sepse e ka bere vete. Ne fakt me kete llogjike ecte edhe Basha kur i vodhi votat. I vodhi Nano para meje tha Basha me te tijen. Keshtu qe me trute e Mucit po pergatitemi per vjedhje te tjera ne te ardhmen...

Jam plotesisht dakort me

Jam plotesisht dakort me komentin tend Anonim!!!!

Jam edhe une dakort me ju...
Jam edhe une dakort me ju... E ka bere paraardhesi, prandaj po e bej edhe une, eshte mentalitet primitiv i nje shoqerie ne thelb osman, ku beu apo bajraktari ka te drejten absolute, dhe tradita zakonore mbizoteron e perdhunon logjiken e ftohte.
Shqiperia nuk eshte ajo e vitit 1992, e vitit 1997 apo e vitit 2005. Shoqeria shqiptare ESHTE po e njejta e shekujve te osmanizmit. E mandej kryeministri yne i radhes interesohet, punon e shpreh shoqerine shqiptare.
Nuk e di a eshte pajtuar

Nuk e di a eshte pajtuar Filip Cakuli me ILir Koklopen???

Te vetmet vota qe u faktuan

Te vetmet vota qe u faktuan te vjedhura ne zgjedhjet e 23 Qershorit ishin ato te Lezhes ndersa tentativa per te na paraqitur nje gjobvenes si Filip Cakulli si gazetar eshte po aq e neveritshme sa blerja e votave

Fiksi kerkon fame, dhe ja

Fiksi kerkon fame, dhe ja arriti. Problemi eshte se pastaj felliqi veten, duke e ditur shume mire qe ajo ne Korce nuk ishte blerje vote.

Por sic duket rrenjet e videos jane pak me te thella. Dikush po behet koke turku.

Ja dhe komentet e militanteve

Ja dhe komentet e militanteve tek Respublika tregojne faktin qe fajin asnjehere nuk na e kan pasur politikanet por e kemi ne vet populli. Shumica e shoqerise sone jane totalisht injorante.

C'faj kane politikanet qe e shfrytzojne kete fakt per tu pasuruar, per te ardhur / qendruar ne pushtet?!

Mjere ne te tjeret qe cuditerisht, me deshire, jetojme mes "kafsheve"...

Si gjithmon ky Muc nano ka

Si gjithmon ky Muc nano ka llogjike prej njeriu pa lloggjike. Asnjehere nuk behen paralelizma, se po u be keshtu atehere shqiptaret kurren e kurres nuk mund te behen njeres apo te arijne perparimin. Ne kete rast Muci e perdor paralelizmin vetem se do si e si te mbroje ata qe e kane paguar dhe vazhdojne ta paguajne. Ne se kete veprim do ta kishte bere PD, Muc komunisti, apo me mire MUc gega, as qe do te mundohej te shkruante nje paralelizem te tille. Mua me cudit vetem ky fakt: Ne asnje rast, per asnje problem,per asnje ceshtje shoku Muci nuk eshte objektiv, por eshte selektiv ne favor te atyre qe e urdherojne.

Add new comment