Sa do na japin për gazin sarin? 40 miliardë euro? 2 miliardë Euro? Rrezik, për ne do mbeten vetëm 200 milionë euro...

Postuar në 09 Nëntor, 2013 06:48

P { margin-bottom: 0.08in; }
Duket se nuk ka asnjë aleat  për projektin e supozuar të shkatërrimit të armëve kimike siriane. Madje edhe gazetat që shihen si afër Ramës, janë kundër. Por, për sa bëhet fjalë - thotë Dita, e cila e titullon kopertinën e saj: Rama, mes Popullit dhe Perëndimit dhe në brendësi ka një info-analizë me shifrat, duke pyetur: Për sa para do ishim gati të helmonim pa kthim tokën dhe shëndetin tonë? Projekti fillestar (transport, çmontim, asgjësim) prej 40 miliardë Eurosh ka tunduar shtetet e mëdha, raporton Dita. Por u mblodhën vetëm 2 miliardë Euro, nga të cilat Shqipërisë mund t'i kalojnë 150-200 milionë.

Në redaksionalin e gazetes shkruhet: "Miqte duhen dëgjuar me kujdes dhe iu duhet bërë e qartë se Shqiperia nuk i ka kushtet e përshtatshme dhe, çfarë është më e rëndësishmja, populli shqiptar, në shumicë nuk e dëshiron sjelljen e armëve kimike në vendin tone. Te kesh mik dikë do të thotë që edhe miku të veprojë nganjëherë në përputhje me shqetësimet e tua dhe të mos besojë se mosplotësimi i ndonjë kërkese të tij don të thotë prishje e miqësisë. Aq me teper, kur bëhet fjalë për vende demokratike, miqtë duhet të na mirëkuptojnë se një qeveri, qoftë ajo edhe e shqiptarëve, nuk mund të quhet demokratike nëse vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit, qoftë edhe për hir të aleatit tonë strategjik, SHBA..." k.c.

Malaj, Baze, Nano, etj:

http://gazetadita.al/09-nentor-2013/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shqiperia e popullit krenar shqiptar - kosh plehrash i popujve te tjere.

Submitted by Gjon (not verified) on

Kushedi si do te "Rilindim" pas shkaterrimit te armeve kimike. Pavaresisht ngjyrave apo kahjeve politike nje gje eshte e sigurt, interesi publik vjen i fundit.

Sigurisht qe gjithe ajo propagande parazgjedhore e Rames mbi heqjen e plehrave tashme po provohet te kete qene hipokrite pasi ai po ben edhe me keq. Cudi si nuk po degjohen Shkreli, Lame & co. apo ato merren vetem me ndertimet dhe jo me mbrojtjen e mjedisit nga helmet e armeve kimike...

Submitted by loni (not verified) on

Z. Cukali, edhe sikur 2 miliardë Euro të ishin prapë është mizore t'u kërkosh njerëzve të jetojnë me frymën e vdekjes pas qafe për çfarëdo shume.

Le që i bëni llogaritë, 2 miliardë Euro = 2 000 milionë. 2000 milionë euro/ 3 milionë shqiptarë = 666,6667 euro për shqiptar për gjithë periudhën e çmontimit. Sikur 2 vjet të zgjasë çmonitimi, i bie 333,33334  € për shqiptar në një vit. 333,3334 € për shqiptar në vit/365 ditë në vit=0,91 € = 127 lekë të reja për shqiptar në ditë = 1 bukë e gjys për shqiptar në ditë.

Thoni shqiptarë, a pranoni me jetu me frikën e vdekjes dhe me helme për 127 lekë të reja në ditë ?

Submitted by anonim (not verified) on

OOOO KOLORETOOOOO!

Ku dreqin i merr keto informacione ti more aman? Se gazeta ekonomike italiane shume me e informuar se ju me emrin Il Sole 24 Ore e trajton kete teme me me detaje se ju shqiptaret e kulluar te kategorise "plehrat e Sales jane te keqija dhe plehrat e Edi jane te mira". Po te shkosh me e lexuar pak fare do te gjesh kete paragraf:

Benché i media abbiano già individuato nel centro militare di Qafe Molles, sul Monte Dajiti a pochi chilometri da Tirana, il luogo dove potrebbero essere stoccate la armi chimiche siriane il governo continua a tacere e il Ministero della Difesa ha finora rifiutato di commentare la notizia rafforzando così le voci di un accordo in tal senso già siglato con Washington. Mosca, che ha stanziato 2 milioni di dollari per la distruzione dei gas siriani, ha offerto ai siriani mezzi per il trasporto dei gas e all'Albania tecnologie per smaltirli in sicurezza.

2 milione dollare te qelbeta ka dhene Rusia. Rusia qe ne cdo rast na e rras me force aty ku duhet. Pse nuk ia japin serbeve po te ishte per leke? Rusia i do me shume serbet...

Submitted by Pirro (not verified) on

As per $200 miliarde nuk duhet pranuar nje operacion i tille kaq delikat e i rrezikshem! Sali serbi dikur deshironte nje central berthamor ne Shkoder - çmenduria e çmendurive! Nje shtet pa kuadro, pa baze teknike, me njerez te pa disiplinuar, qe merr persiper nje barre kaq te rende, e imagjinoni dot!? Sot qeveria socialiste merr persiper nje operacion te refuzuar nga shtete elite te administrimit e manipulimit te ketyre armeve; per çfare? Per para. TURP!

Nese Rama do te kishte lexuar perrallat e Ezopit apo te Hans Andersenit, sot s'do te ndermerrte nje vendim kaq idiotesisht te guximshem. Lepurushi mund te nxjerre dhembet e te hiqet ujk, por prape lepurush ngelet!

Sikur nje gabim i vogel, doni per neglizhence(cilesi shekullore e shqiptarit), doni per injorance, te ndodhe, cilat do te ishin pasojat? 3000, 30.000 apo 300.000 viktima? Me gazin nervin nuk luhet se po shpetoi ne ajer edhe nje sasi e vogel, Shqiperine e mori lumi!

Dhe atehere Gerdeci i bandes anti-shqiptare te Berishoviçeve do te ngjante si nje incident i vogel, thuajse normal.

Mos e beni kete z. Rama, do te pendoheshit perjete!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.