Lubonja e quan thjesht “servilizëm” qendrimin e Qeverisë shqiptare për armët kimike

Qeveria e re po sillet në mënyrë servile ndaj fuqive huaja (specifikisht ShBA-ve), duke pranuar të shkatërrojë armët kimike siriane në territorin shqiptar, “vetëm për t'u legjitimuar në pushtet”, ka thënë Fatos Lubonja dje gjatë një interviste për “Dojçe Velen”.
“...Haptazi kjo bëhet për t’i bërë qejfin amerikanëve, pavarësisht se ky projekt është në dëm të Shqipërisë. Kjo është e turpshme që bëhet për kredo politike dhe për ca para. Unë mendoj se kjo është vazhdë e politikanëve shqiptarë me ndërkombëtarët. Kështu ka qenë dhe me rastin e mëparshëm të financimeve arabe për bulevardin e Tiranës. Pra, politika jonë hedh sytë nga të mundet nëpër botë, duke shfaqur dhe servilizëm për para dhe mbështetje”
Lubonja ka vlerësuar nga ana tjetër sensibilitetin e qeverisë së re.
“...ekipi i ri, është i vetedijshëm për problematikën e madhe që ka Shqipëria. Njeh sensibilitetin e qytetarëve dhe kërkon që të japë sinjale se do ta ndryshojë gjendjen. Por si problematik unë përmend faktin se sa realisht ka mundësi dhe energji për të ndërtuar një strategji të mençur për të bërë ndryshimet që kërkon publiku” ka thënë publiçisti për gazetarin Arben Muka të DW.
k.c.
Comments
U qan Syri i Trete,

U qan Syri i Trete, ca-ve,

per ta pare Shqiperine te pavarur prej botes!

"Keshtjella" e Ises, ti e di o Fatos, kjo ishte: nuk donte t'ja dinte per Boten!

Por s'ka si, nuk mundim, Lubonja, do duhet qe kombet e vegjel, por jo vetem ata,

te ndjehen sidosi nen nje çader: ne Lindje ose ne Perendim, this is question!

Apo, kur te na vije veza, atehere do themi me ke jemi?!

Edhe shoqeria e lire, edhe fondet per projektet per lirine e individeve, diku merren!

Mire ben ti qe flet, por njerezit e kombet jane ne Toke, jo ne qiell...

Edhe Edi, ca kohe fluturonte, por e uli menderen ne Karriken Nr 1 dhe beri ca telefona

dhe e mori vesh se ndryshe eshte te besh Refleksione e ndryshe te jesh ne krye te nje shteti!

Interesave te Karriksave bjeru, por kij parasysh Dheun e Popujve, ja kaq mos harro!

Percaktim i sakte i Lubonjes.

Percaktim i sakte i Lubonjes. Servilizmi i verber ndaj Amerikes eshte tregues se ne nuk kemi shtet te pavarur. Kjo gje tregon se shtetit tone i mungon dinjiteti. Komunizmi mund te kritihoet per shume gjera si demokracia apo te drejtat e njeriut, por se paku komunizmi kishte poltike te brenshme dhe te jashtme te pavarur, qe i jep shtetit dinjitet. Kurse tani kryeministrat tone jane kukulla...shteti yne edhe shtet pa dinjitet dhe te tilla gjera te tmerrshme si armet e Sirise jane produkt i fenomenit qe Shqiperia nuk qeveris dot por e qeverisin te huajt qe po tallin bythen qe prej 23 vjet nga renia e monizmit

po pse flet marrina more bbb

po pse flet marrina more bbb "komunizmi i pamvarun"??? Sikur t'a dish vetem pak historine e komunizmit nuk thue keto gjana. Lexo pak se meson shume. :)

Politika e jashtme kamt ehne

Politika e jashtme kamt ehne se ka qene e pavarur, hap syte...

Une kam nje propozim. Pervec

Une kam nje propozim. Pervec armeve kimike te Sirise, te dalim "vullnetare" qe ne Shqiperi te grumbullohen e "asgjesohen" te gjitha mbetjet radioaktive te botes. Po keshtu faza tjeter do te ishte qe edhe te gjitha mbetjet urbane, industriale, si dhe vecanerisht te gjitha jashtshteqitjet e USA dhe BE te sillen ketu.

Ne fund te kendojme edhe nje kenge per te mirat qe na solli demokracia e ekonomia e tregut.

Eh, sa shume na ka ndihmuar perendimi, sa borxhlinj i jemi.

Add new comment