Del një vullnetar për armët kimike, dhe kjo është Danimarka, por…vetëm për transportin, gjë që s’e nxjerr Shqipërinë nga sikleti!

Postuar në 08 Nëntor, 2013 12:20

Ka qenë Qeveria e Kopenhagës ajo që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar që të merren armët kimike siriane nga deti dhe të ofrohet ruajtje fizike e tyre deri në vendin ku do të bëhet shkatërrimi. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar jozyrtarisht se Danimarka mund të kontribuojë me anije për të transportuar nga Siria armët për shkatërrim, tha ministri i Mbrojtjes Nikolai Ëammen, ndërsa  ministri i Jashtëm Christian Aid Friis Bach shtoi se vendi i tij nuk ka plane për të shkatërruara armët në territorin e saj, në Danimarkë. Të dy ministrat dolën të premten para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit danez dhe më pas deklaruan se koalicioni qeverisës ka dhënë mbështetje për këtë nismë e cila pritet të kalojë për një votim formal në Parlament.

Aktualisht, Shqipëria është vendi kryesor i përzgjedhur për të shkatërruar armët kimike. Propozimi i është bërë Tiranës zyrtare nga Uashingtoni. Ministri i Jashtëm Bushati bëri të ditur sot në mesditë në interpelancë në komisionin e Jashtëm Parlamentar se sekretari Kerry ka folur mbrëmë në telefon me kryeministrin Rama për këtë çështje.

Zh.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>SHBA dhe Rusia kane programe, personel inxhiniero teknik dhe uzina te posacme per shkaterrimin e armeve kimike. Sipas marreveshjeve bilaterale pas luftes se ftohte ato kane shkaterruar perkatesisht: &nbsp;Rusia mbi 29 000 (29 mije) ton armatime kimike kurse SHBA mbi 25 000 (25 mije ton). &nbsp;</p><p>Turqia si vend anetar i Natos dhe fqinj i Sirise duhej t&#39;i lihej &nbsp;shkaterrimi i armeve &nbsp;te tilla bashke me Rusine qe dha propozimin per te shpetur regjimin e Asadit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.