Hapet rruga për hetimin e zyrtarëve të lartë. Ndryshon ligji, por ngelet për të parë Maliqi!...

Postuar në 08 Nëntor, 2013 14:59

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e së enjtes dy projektligje që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe ligjin antimafie. Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e: arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. “Qeveria shqiptare ka marrë sot një nga vendimet më të rëndësishme si pjesë të strategjisë antikorrupsion. Një nga ndryshimet e rëndësishme është në Kodin e Procedurës Penale që ka të bëjë me imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve. Përmirësimet janë të ndjeshme për t’i hapur rrugë që nga java që vjen Gjykatës së Krimeve të Rënda që të fillojë realisht të hetojë dhe të luftojë korrupsionin”, është shprehur ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.