Pas 13 vjetësh, gjykata vendos: “Hashashi” i Shkrelit është kërp industrial. A mbyllet këtu odiseja?

Nga kërpi industrial tek hashashi, një grup fermerësh të Shkrelit bredhin prej vitesh të tëra dyerve të gjykatave nën akuzën e kultivimit të lëndës së famshme narkotike. Ndërkohë që ata vetë deklarojnë se kanë mbjellë kërp, të kontraktuar nga një shoqatë angleze. Më në fund Gjykata e Apelit në Shkodër i ka shpallur të pafajshëm 22 fermerët e akuzuar. Ishte seanca numër 71 e kësaj dosjeje, ku gjykata u shpreh në favor të fermerëve të cilët akuzoheshin për kultivim të lëndëve narkotike, ku me vendimin e dhënë ditën e sotme konfirmohet se fermerët kanë kultivuar kërp industrial dhe jo substancë narkotike. Proceset gjyqësore për këtë çështje kanë nisur që para më shumë se 10 vjetësh. Historia nis në vitin 2000, kur policia e Shkodrës asgjësoi rreth 500 mijë rrënjë të kultivuara nga fermerët e Shkrelit. Edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmoi se lënda e kultivuar nga fermerët ishte kërp industrial. Në fakt, nga pamja të dyja bimët janë të ngjashme dhe pas kaq ecejakesh, fermerëve ndoshta ende nuk u besohet që kjo odise është zbardhur.
a.k
Comments
Ne fakt nuk i besohet
<p> </p><p>Ne fakt nuk i besohet askujt qe kushurinjte e paulin sterkes mbjellin kerp industrial dhe jo kanabis. </p>
Add new comment